Detajet/ Si u arratis Alqi Bllako dhe kush negocioi që të kthehej në Tiranë

Premte, 01 Prill 2022 21:49

 

Dje rreth orës 16:00, ish deputeti socialist Alqi Bllako nuk u gjet në banesën e tij nga forcat e BKH-së të cilat shkuan për të zbatuar vendimin e gjykatës, pas kërkesës së shtruar nga SPAK. Menjëhere filluan lëvizjet. Policia doli blof. Megjithëse duhej ta mbante në survejancë, Alqi Bllako nuk u gjet në shtëpi. Ai nuk ishte. Oficerën nuk kishin informacion se ku ndodhej.

Në Kuvend, dorëzimi i mandatit të deputetit ishte çuar me postë. Bllako prej ditës së hënë ishte zhdukur pa gjurmë. Takimin e fundit e kishte pasur me avokatin e tij po atë ditë, të cilit pasi i ka dhënë autorizimet e nevojshme dhe është konsultuar, ka fikur telefonat për tu larguar nga Shqipëria.

 

Policia ka qenë në panik për gati 11 orë, deri në orën 02:00 pas mesnate kur është vënë në kontakt me Alqi Bllakon, i cili ka njoftuar se po shkonte të dorëzohej. Ndërkohë që burime i thanë CNA.al se zoti Bllako ishte në Kosovë. Ai po tentonte që nëpërmjet Prishtinës të largohej në Stamboll e më tej nga Stambollii drejt Dubait, një vend ku nuk ekstradohen personat të cilët janë në kërkim në Shqipëri.

Në orën 22:00 është dhënë lajmi i parë që Alqi Bllako ishte arratisur, megjithëse shumë media nga mesdita raportonin se ai ndodhej në polici.

Në mbrëmje zyrtarët të policisë së kryeqytetit njoftuan se Alqi Bllako nuk ndodhej në komisariat dhe nuk ishte mundur të shoqërohej.

Gjithashtu as forcat operacionale nuk kishin dijeni se ku ndodhej.

BKH nuk e gjeti në shtëpi. Alqi Bllako ishte zhdukur pa gjurmë. Raportimi në media dhe zhurma e madhe nga lajmi se ishte larguar pa nam e nishan Alqi Bllako, bënë që ky i fundit të negociohej nga dy zyrtarë të lartë të qeverisë dhe Partisë Socialiste. Pas negociatave dhe pasi ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur nga drejtësia, Alqi Bllako ka vendosur të kthehet.

Pas orëve të mesnatës Alqi Bllako ka udhëtuar sërish drejt kryeqytetit për të shkuar në Drejtorinë e Policisë në orën 03:30 të mëngjesit të ditës së sotme.

LEXO EDHE: Po tërhiqet?!/ Bllako ende s’ka dorëzuar zyrtarisht mandatin në Kuvend

 

Pra, arratia e Alqi Bllakos zgjati disa ditë, por më shumë për policinë zgjati të paktën 11 orë apo institucionet e drejtësisë të cilët e kërkonin pas daljes së vendimit të gjykatës dje pasditë në datën 31 mars në orën 16:00.

Pra çdo lëvizje e Alqi Bllakos që pretendohet nga policia se ishte e monitoruar, në fakt nuk ka qenë i tillë. Bllako kishte 5 ditë që kishte humbur gjurmët dhe askush nuk e dinte vendndodhjen ne tij

Më pas rreth orëve të para të mëngjësit të sotëm siç e deklarua, Alqi Bllako është vënë në kontakt me policinë, është vënë në kontakt nga familjarët e tij, gjithashtu dhe avokati Sokol Hazizaj dhe më pas është bërë dorëzimi rreth orës 03:30 të ditës së sotme. Një arrati që zgjati gati 11 orë, që pas një alarmi të fortë nga mediat, policia drejtësia, palët politike filluan të negocionin me Bllakon dhe t’i kërkonin të kthehej në Tiranë dhe të dorëzohej, pasi mesa duket gjëma dhe zhurma ishin shumë më të mëdha se sa ishin parashikuar.

Tymnaja e ngritur gjatë ditës nga mediat pranë PS dhe qeverisë dhe mediat e paguara nga kompanitë e inceneratorëve se Bllako ishte dorëzuar ishte arrestuar etj nuk mundën dot të besoheshin nga kolegët e tyre të cilët vijuan të raportonin dhe një nga të parët ishte CNA.al se Alqi Bllako kishte marrë arratinë, por arratia zgjati vetëm 11 orë pasi mori garancitë e duhura, Alqi Bllako u dorëzua./CNA.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...