Tritan Shehu: PD kaloi kohë të vështira, të qenit së bashku normalitet

Saturday, 02 Prill 2022 20:28

 

Tritan Shehu, deputet i PD-së dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit, ishte i ftuar ditën e sotme në edicionin e pasdites në Syri Tv.

Shehu, ndër të tjera foli mbi deklaratën e kryetarit të ri të Bashkisë Shkodër, z. Bardh Spahia, se 'duhet të ketë bashkim' dhe pyetjes se nëse ai e shikon këtë, si një frymë bashkimi të vërtet, Shehu u përgjigj:

 

"Të qenit së bashku tashmë është diçka që nuk ka pse të tërheqë më vëmendjen, e kundërta duhet të tërhiqte vëmendjen

 

Kjo është normalitet, është ajo çfarë duhet të ndodhë dhe nuk mund të ndodhë ndrydhe.

 

Ne kemi qëllime dhe detyra të përbashkëta dhe të gjithë ne jemi përzgjedhur nga një elektorat i përbashkët dhe është ai që përcakton me votën e tij qenien tonë pjesëtar të grupit parlamentar të Partisë Demokratike."

I pyetur nga moderatori Marku, se duke pasur parasysh përplasjet e fundit, si po funksionon sot ky grup, Shehu theksoi se PD kaloi një kohë të vështirë, por kjo krizë krijoi një frymë të re.

"Partia Demokratike kaloi një krizë jo të lehtë që e ka zanafillën nga humbjet e njëpasnjëshme të PD, nga vendime absurde për PD, dhe nga mosndjekja e asaj linje politike duke lënë gjithçka në dorë të Ramës, e cila çoi në humbjen e 25 Prillit, por kjo krizë më pas mori një formë të re.

Me vendimin e ish kryetarit, një vendim arbitrar i pabazuar për largimin e z. Berisha i cili solli një reagim të qartë demokratik."

Modifikuar më Diel, 03 Prill 2022 10:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...