Basha pasi u braktis nga deputetët në Shkodër: Unë kam mbajtur përgjegjësi

Diel, 03 Prill 2022 21:02

 

Ish-kryetari i PD Lulzim Basha pasi u braktis nga deputetët demokratë, deklaroi nga qyteti i Shkodrës se ka mbajtur përgjegjësi duke dhënë dorëheqjen nga Partia Demokratike ndërsa nuk la pa sulmuar liderin historik të PD, Sali Berisha.

Lulzim Basha tha se ish-kryeministri po e trajton PD-në si pronë private ndërsa shtroi pyetjen se kur do vijë dita që ai të mbajë përgjegjësi.

 

"Pasi unë kam dhënë dorëheqjen, për t'i hapur rrugë bashkimit sa hapa keni parë ju nga pala që krijoi frymën e përçarjes, i fryu gjuhës së urrejtjes dhe nxiti sulmin fizik ndaj PD që të hedhin një hap të vetëm.

 

 

Ishin masa mbrojtëse ato tonat ndaj konfliktit dhe dhunës së nxitur nga gjuha e një njeriu për interesat e tij brenda familjes. Një pyetje kam, mendoja, se i kam bërë gabim ndonjëherë gjërat.

 

A nuk e kuptoni që dikush kur vjen me mjete të dhunshme, kishim dy rrugë, braktisjen, largimin ose marrjen e çdo mase. E vërteta është që PD, mori masa që mos të dëmtoheshin demokratët dhe pas 8 janari asnjë nuk përfundoi në spital.

Sot ju hidhet me shumicë propagadë. Basha mori përgjegjësinë e tij, kur do e marri Berisha për ta hequr luftën e brendshme që të lërë PD-në të lëvizë përpara. Kur do marrë përgjegjësi Berisha dhe të ndalojë së thëni një gjë e të bëri një gjë tjetër.

Pushtim i selisë po jo i zemrave të demokratëve. Flet për bashkimin por i fryn përçarjes. Unë besoj se grupi parlamentar i PD duhet të ketë lirinë të vendosë i lirë pa trysni nga Berisha që e shikon PD si pronë private.”-tha Basha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...