Afera e inceneratorëve/ LSI kërkesë SPAK: A janë nën hetim Erion Veliaj, Engjëll Agaçi dhe ...

Hënë, 04 Prill 2022 18:36

 

Pas depozitimit ne kohë të ndryshme të disa padive për inceneratorët, LSI i kërkon informacion SPAK për statusin e Erion Veliajt, Engjëll Agaçit, Alqi Bllakos dhe komisionit për dhënien e koncesionit të tiranës

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar letren e saj gjatë ditës së sotme në SPAK.

E plotë

Të nderuar Prokurorë të Prokurorisë së Posaçme,

Lëvizja Socialiste për Integrim, në datë 04.03.2021 ka depozituar një kallëzim penal në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndaj: Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Z. ERION VELIAJ; Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Z. ËNGJËLL AGAÇI; Titullarit të Autoritetit Kontraktor, Ish Ministrit të Mjedisit, Z. LEFTER KOKA; Ish Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Z. ALQI BLLAKO; Komisionit të Dhënies me Koncesion për projektin “Për Ndërtim Landfilli, Inceneratori dhe Rehabilitim i Venddepozitimeve Ekzistuese Tiranë dhe Prodhimin e Energjisë Elektrike”.

Gjithashtu, në datë 16.12.2021 kemi depozituar pranë jush material me prova shtesë në funksion të hetimit të veprave penale të kallëzuara.

Si subjekt që ka në mënyrë të drejtpërdrejtë interes të ligjshëm lidhur me kallëzimin e depozituar, si dhe bazuar në nenin 283 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, me anë të kësaj kërkese kërkojmë informacion lidhur me:

1) Statusin Juridik të procedimit penal;

2) Pa cënuar parimin e sekretit hetimor, aktet dhe provat e administruara nga Prokuroria si dhe informacion lidhur me personat që po hetohen nga Prokuroria dhe statusin penal që i atribuohet personave që po hetohen;

3) Nëse ka persona që kanë status penal “nën hetim” apo “të pandehur”, kërkojmë informacion lidhur me masat konkrete të sigurisë që janë marrë nga Prokurori i çështjes.

Sjellim në vëmendjen tuaj, se afati maksimal i parashikuar nga neni 323 dhe 324 I Kodit të Procedurës Penale, për përfundimin e hetimeve është 2 vjet. Në këto kushte do të vlerësonim maksimalisht respektimin e këtij afati ligjor nga Institucioni Juaj.

Duke ju falenderuar, mbetemi në pritje të informacionit Tuaj

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...