‘Ishte shpallur non-grata’/ Berisha përmend kryeministrin indian: Obama e ftoi në Shtëpinë e Bardhë

Tuesday, 05 Prill 2022 21:12

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur për shpalljen ‘non grata’ nga ShBA, duke theksuar se do të ketë kosto vetëm për ata që besojnë trillimet dhe gënjeshtrat.

Gjatë një intervistë për A2 CNN, Berisha përmendi shembullin e kryeministrit aktual të Indisë, për të cilin tha se ka qenë i shpallur non-grata.

Ish-kryeministri thotë se ai më pas u ftua në një darkë madhështore nga presidenti Barack Obama.

Berisha: Nga marrëdhënie pothuajse inekzistente me SHBA-në, apo me vende të tjera, u arrit në marrëdhënie kulmore. Jo se unë kisha ndonjë fuqi të madhe magjike. U arrit në një marrëdhënie kulmore sepse partnerët vlerësuan reformat e qeverisë shqiptare. Unë qëndroj pas vlerave, parimeve dhe reformave që i bëjnë shqiptarët më të lirë, më të sigurt. Në këtë situatë, është ndodhur kryeministri aktual i Indisë. Ishte i shpallur non-grata por që u prit më vonë në një darkë madhështore zyrtare nga Presidenti Barack Obama. Shqipëria nuk është India dhe unë nuk po them se do pritem me një darkë madhështore në Shtëpinë e Bardhë.

 

Kam besim të plotë se një akuzë e ngritur mbi shpifjen dhe trillimin, sado që përpiqen ta rëndojnë, do shkojnë drejt dështimit. Vendi i Shqipërisë do jetë aty ku ajo meriton në bazë të arritjeve të saj. Kjo është përgjigja ime. Kjo përbën kosto për të gjithë ata që janë të prirur të besojnë gënjeshtrën, të delegojnë ndërgjegjen apo arsyen e tyre. Por të tjerët që insistojnë në fakte, dokumente e prova, kjo përbën mbështetje për mua. Çdo njeri në çdo pozicion duhet të qëndrojë për dinjitetin e tij. Nëse ndjekim këto zhvillime, ato këtë kanë provuar

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...