Berisha tregon se çfarë u diskutua në mbledhjen e Komisionit të Rithemelimit

E mërkurë, 06 Prill 2022 16:28

 

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka treguar për gazetarët se çfarë u diskutuar në 2 orë e 30 minuta mbledhje të Komisionit të Rithemelimit.

Berisha theksoi se në mbledhje u diskutua për çështje organizative të PD-së dhe Kuvendin e ardhshëm të 30 prillit.

‘Diskutuam për kuvendin e ardhshëm të PD-së.

U diskutua për listat me të cilat do të votohet. Tani disponohen listat e vitit 2019, 2021. Listat do të ju dërgohen degëve të PD-së, për të përcaktuar emrat që do të votojnë.

Kam besim se çdo anëtar i PD-së do të votojë, shprehë vullnetin e tij për kryetarin e degës, grupseksionit dhe me radhë.

Edhe njëherë dua të garantoj çdo anëtar të PD-së, se formulari i shpërndarë nuk ka asnjë qëllim tjetër veç pajisjes me dokumentet e partisë dhe jo për qëllime votimi. Këtu duhet të jemi shumë të qartë.

U ra dakord që çdo proces për të cilin një anëtar i PD-së, ka objeksion ti nënshtrohet procesit të përbashkët të auditit, përputhjes së tij me statutin.

Në këtë diskutim të zgjeruar folëm për zgjerimin e spektrit të organizatave, dhe bashkëpunimit me organizata të tjera, veç atyre partnere.

PD është drejt hapjes së mëtejshme të kësaj force politike. U ngrit grup pune për të hartuar udhëzuesit e ngritjes së degëve të PD në emigracion dhe diasporë. Ishte një mbledhje kushtuar probleme organizative të PD-së’, tha për gazetarët lideri historik i demokratëve, Sali Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...