Berisha: Deklarata e Kim, dështim i paralajmëruar. Me Bashën, PD ishte kthyer në seksion të Guvernatores

E mërkurë, 06 Prill 2022 18:01

 

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka folur për mediat, pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit.

Gazetarët kanë këmbëngulur në lidhje me deklaratën e djeshme të Yuri Kim, që shkruante se kishte takuar Enkelejd Alibeajn si ushtrues detyre i kryetarit të PD-së, Berisha tha se ishte një dështim i paralajmëruar i saj.

 

‘Shpreh kënaqësinë e madhe se çdo shqiptar e sheh dhe e ka të qartë se në ç’gjendje ka qenë PD, sikur të ishte një seksion i Guvernatores’, theksoi Berisha.

 

 

‘Ishte një dështim i paralajmëruar. Siç e dini, Guvernatorja Kim ka lënë mënjanë rolin e ambasadores që në përputhje me Konventën e Vjenës nuk ka asnjë tagër të hyjë në jetën e brendshme të një force politike.

 

Shpreh kënaqësinë e madhe se çdo shqiptar e sheh dhe e ka të qartë se në ç’gjendje ka qenë PD, sikur të ishte një seksion i Guvernatores. Zonja në fjalë shkel çdo rregull. Preferon për shkaqe të terrenit që ka gjetur te Edi Rama dhe Lulzim Basha që të bëjë atë rol që i ka caktuar vetes.

Grupi parlamentar është legjitim. Komisioni i Rithemelimit i votuar nga 4900 anëtarë është plotësisht legjitim. Dy janë forumet politik kryesor, drejtues i PD-së është Komisioni i Rithemelimit. Grup parlamentar ka dhe do të ketë, dhe Kuvendi i 11 dhjetorit është jashtë çdo diskutimi dhe vendimet e tij janë të padiskutueshme’, - tha gjatë deklaratës për mediat, lideri historik i PD-së, Sali Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...