Mediu në Kongresin Amerikan: SHBA e shqetësuar për influencën ruse në Ballkan

E Enjte, 07 Prill 2022 20:41

 

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka vijuar sot takimet ne Senatin e SHBA, me Senatorët Dick Durbin Whip i Mazhorancës Demokrate, Tim Kane ish kandidat për zy/President i SHBA, Senatoren e Neë Yorkut Kirsten Gillibrand, John Hickenlooper i Colorados, Senatoret Republikan Mike Rounds dhe Marsha Blackburn. Ka qenë një mengjes i ftuar nga Senatori Jim Inhofe ku u diskutua rreth situtës në Ukrainë dhe pasojat e konflikteve të nxitura dhe të mundëshmenë Ballkan.

'Serbia dhe qëndrimet e saj në lidhje me pushtimin rus të Ukarainës, janë të papranueshme për një vend që do të bëhet anëtar i Bashkimit Europian, për më tepër duket qartësisht që politikat e mbrojtjes të Serbisë janë të kordinuara dhe mbështetura nga Rusia po ashtu dhe politikat e konfliktit dhe ndarjes në Bosnjë apo provokimet në Kosovë, si dhe tensionet në Malin e Zi kanë një shtytje të qartë të Beogradit dhe Moskës.

 

SHBA kanë një vëmendje të veçantë për Ballkanin dhe prandaj kanë mblshtetur antarësimin sa më parë në Bashkimin Europian. Senatorët ishin të mendimit se politikat e SHBAve jo vetëm në fushën e mbrojtjes duhet të marin një dimension më rajonal.

 

 

Nevoja për një prezencë ekonomike me investime të qënësishme në fushën e sigurisë, industrisë ushtarake, teknologjisë dhe energjisë janë rruga më e mirë për ta rikthyer ballkanin në një rajon të qëndrueshëm në partneritet me SHBA.

 

Kongresi Amerikan administrata Biden si dhe ajo e Trump kanë mbështetur iniciativën e 3 deteve si një nga iniciativat më të rëndësishme në Europën qëndrore dhe lindore, e cila sjell nje zhvillim të qëndrueshëm dhe frenon ekspansionin e Rusisë dhe Kinës, dy aktorë që kërkojnë të frenojnë antarësimin e Ballkanit në BE dhe NATO dhe kërcënojnë të ardhmen e Europës.

Vëndet e rajonit të Ballkanit që nuk janë anëtare të kësaj iniciative duhet të angazhohen me çdo mënyrë në këtë iniciativë duke u bërë përfituese të drejtpërdrejta të projekteve të kësaj iniciative.

SHBA kanë dhënë një mbështetje prej 1 miliard dollarë për këtë iniciativë.

Senatorët shprehën mbështetjen e plotë republikanë dhe demokratë për një forum ku të trajtohem çeshtjet e sigurisë në Kongresin Amerikan me përfaqësues të Europës Juglindore të iniciuar nga Senatori Inhofe dhe z Mediu duke konsideruar primare angazhimin për të frenuar konflikte të nxitura nga Rusia nëpërmjet qeverive proxy në Ballkan dhr Euopën Juglindore

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...