Meta: Jam një president i minuar dhe i tradhtuar nga lidershipi i opozitës

E Enjte, 07 Prill 2022 21:45

 

Presidenti Ilir Meta tha në emisionin 'Çim Peka Live' se ka qenë i vetëm, i minuar, i tradhtuar në të gjitha drejtimet në mënyrë të qëllimtë. Meta tha se i ka fituar të gjitha betejat kur Kushtetuta po cënohej nga aktorë të tjerë politikë.

Kreu i shtetit theksoi se prej më shumë se dy vitesh ka qenë i vetëm përballë një parlamenti njëpartiak ndërsa shtoi se ka qenë i minuar edhe nga lidershipi i opozitës duke iu referuar Lulzim Bashës.
“Sot jam i qetë se jam i qartë për të ardhmen. Kam qenë i qetë që më 26 prill. E kam parë dhe vetë që e kam përfunduar në mënyrën time më të mirë të mundshme detyrën si President.
Qetësia ime vjen nga bindja që edhe pse s'ka qenë një Presidencë perfekte, ka qenë e jashtëzakonshme dhe e papërsëritshme në shumë dimensione.
Jam presidenti me më pak kompetenca në Republikën e Shqipërisë. Për më shumë se dy vite kam qenë i vetëm përballë një parlamenti njëpartiak. Një president i minuar nga lidershipi i opozitës. ”-tha Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...