Berisha: Personi i fundit që takoi Bllakon ishte Rama! Kush e urdhëroi Gledis Nanon të mashtrojë?

Premte, 08 Prill 2022 17:10

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, foli në konferencën e tij për shtyp edhe për aferën e inceneratorëve.

“Alqi Bllako është sot i arrestuar, por procesi i tij dëshmoi në mënyrë flagrante përpjekjen antiligjore të qeverisë për mbrojtjen e tij. Qytetarët shqiptarë nuk panë në asnjë moment, një sekuencë të vetme të mbledhjes së Komisionit të Mandeteve, të parlamentit, për të vendosur për imunitetin e tij. Dakord, ai hoqi dorë me shkrim nga imuniteti, por imuniteti nuk është i deputetit, është i parlamentit me Kushtetutë. Komisioni e përgëzonte për vendimin që kishte marrë, por parlamenti duhej të votonte për të miratuar heqjen e imunitetit. Këto nuk ndodhën asnjëra.

Organizata kriminale e inceneratorëve nuk lejoi të ndodhë asnjëra prej tyre. Pastaj Bllako zhduket. Për 13 orë, zërat thonë se u arratis nga Qafë Bota për në Greqi. Thonë se u kthye me helikopter. Por problemi është se policia qëndroi në anën e Bllakos dhe të organizatës kriminale. Ajo mori përsipër, në modelin e mëparshëm, të gënjejë opinioni publik, të gënjejë organet e ligjzbatimit dhe të shprehet se Alqi Bllako mbrëmë ishte në drejtorinë e policisë. Por mbrëmë dhe mëngjesi janë dy kohëra të ndryshme. Ai është paraqitur aty në orën 2 e 10 minuta të mëngjesit.

Çfarë e shtyu policinë? Kush e urdhëroi Gledis Nanon të mashtrojë qytetarët shqiptarë? Ishte ky një vullnet i tij i sëmurë, apo e urdhëroi ministri i familjes, Çuçi.

E them këtë, se njeriu i fundit që e ka takuar Bllakon është vetë Edi Ramën në një nga vilat qeveritare. Kjo gjallo tregon se afera e inceneratorëve është aferë e një organizate kriminale që kryesohet nga Edi Rama dhe përfundon te varësit e Alqi Bllakos,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...