Meta i përgjigjet Veliajt: 'Zogu i Tiranës' lëshoi shpifje të ulëta! Nxjerr nga goja ato që i fusin

Saturday, 09 Prill 2022 22:16

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Akuzat e Veliajt, tha Meta, janë shpifje të ulëta dhe hartime banale, nga ai që, kreu i shtetit e quajti 'Zogu i Tiranës'.

"Zogu i Tiranes leshoi sot shpifje te ulta ndaj Presidentit, me nje fjalor banal, njesoj si nje kone rrugesh qe i lidhin kanace ne qafe per te bere zhurme. Per fat te keq ai vazhdon te nxjerre nga goja ato qe i fusin", u shpreh Meta.
"Hartim banal anti-President nga Zogu i Tiranes. Edhe në gjumë gënjen, sepse e kanë nxjerrë me pahir. E ka nxjerrë brigadieri i organizatës së inceneratorëve e kanë patur me dëshirë sot që t'i thonë kongresit të PS pse i shtati në Durrës dhe i 17 në Tiranë u vendosën përpara ish-kryeministrave, ish-ministrave dhe shumë figurave të tjera. Ishin paralajmëruar institucionet e drejtësisë, kryeministri, shumë kohë përpara zgjedhjeve, për implikimin flagrant të tipit mafioz të tyre, gjithmonë me mbvështetjen dhe bekimin e brigadierit", vijoi Meta.

 

Kreu i shtetit tha se Veliaj do të përballet me pasoja për firmën që i ka dhënë ish-deputetit të PS të arrestuar tashmë, Alqi Bllako, për inceneratorin e Tiranës.

"Zogun e Tiranës do ta ndjekë si hije gjithë jetën firma që i ka dhënë Alqi Bllakos për inceneratorin e Tiranës", u shpreh Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...