Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar sërish për aferën e inceneratorëve.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook Meta, bën thirrje që 400 mln eurot e vjedhura sipas tij me aferën e inceneratorë t’i kthehen qytetarëve shqiptarë.
Gjithashtu ai thekson se të arrestuarit duhet të tregojnë personat të cilët sipas Presidentit u kanë dhënë garanci për të shkelur ligjet në mënyrë kriminale.
Reagimi:
“T’i kthehen popullit shqiptar mbi 400 milion euro të vjedhura me aferën e inceneratorëve! U bëj thirrje të arrestuarve të bëhen “të penduar” dhe të tregojnë se kush ju dha garanci për të shkelur ligjet në mënyrë kriminale.”, shkruan Meta në facebook