Kongres, Plenum, Byro: a mos duhet që PS të marrë prapë emrin e vjetër?!

Hënë, 11 Prill 2022 09:52

 

Nga Shaban Murati - 11/04/2022

Kongresi monolog i Partisë vendosi të rikthejë si metodë pune dhe të zgjidhjes së halleve të popullit dhe të shtetit Plenumet e famshme të Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Kongresi dha sihariqin se në maj-qershor do të mbahet Plenumi i KQ të Partisë për bujqësinë.

Në fund të gushtit do të mbahet Plenumi i KQ të Partisë për arsimin.

Në vjeshtë do të mbahet Plenumi i KQ të Partisë për llogaridhënien.

 

Fushata tremujore e “Vijës së masave” janar-mars u zhvillua me sukses nën drejtimin e drejtpërdrejtë dhe personal të udhëheqësit të lavdishëm, siç udhëzonin direktivat e KQ të Partisë, duke pyetur me postë qeveria popullin dhe duke bërë ç’do populli, me qëllim që populli të bëjë ç’thotë partia.

Populli vendosi sot në prill 2022 që Shqipëria të hyjë në “Ballkanin e kapur”, tre vjet pasi qeveria kishte hyrë në atë projekt internacionalist proletar të Serbisë që në tetor 2019.

Plenumet e KQ nga një për çdo çështje u rivendosën, siç i bënte Partia me emrin e vjetër. Vija e masave e vu në jetë, siç e bënte Partia me emrin e vjetër.

Rrënjët e qeverisë u vendosën në zonën e parë operative, siç i kishte Partia me emrin e vjetër. Ikona e udhëheqësit të dashur të partisë dhe të popullit është vënë në krye, siç ishte në Partinë e vjetër.

Bijtë, nipërit dhe dhëndurët e anëtarëve të Byrosë Politike dhe të anëtarëve të Komitetit Qendror të PPSH janë në postet drejtuese të qeverisë dhe të partisë. Populli po pret me padurim librin e kuq me citate nga fjalimet.

Mos vallë ka ardhur momenti që PS të marrë prapë emrin e vjetër?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...