Rritja e çmimeve/ Berisha: Qeveria palët me grupet mafioze! Bordi po plaçkit shqiptarët

Hënë, 11 Prill 2022 18:18

 

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Bordi i qeverisë që cakton çmimet e produkteve në treg, po vjedh dhe plaçkit shqiptarët.

Berisha tha se një anketë e re e bërë nga qeveria rezulton se 1.2 milionë shqiptarë mendojnë se po i vjedh qeveria përmes platformës që dikton çmimet.

"Të futet në rendin e ditës një anketë e re e narkoqeverisë e cila bazohet në pyetësorin jo të 500 mijë, por 1.2 mln shqiptarëve, kjo anketë e re dëshmon se qytetarët mendojnë se qeveria është bërë një me grupet mafioze të spekulimit dhe e tërë platforma e shpallur për kontrollin e çmimeve është kryekëput platformë për plaçkitjen, grabitjen e qytetarëve. Shkoni dhe bisedoni me furrat e bukës, pastiçierët, bar-man-ët. Çfarë thonë? Të gjitha thonë se qeveritarët po i ndajnë me bordet e tyre.

 

 

Ju flisni këtu në emër të 500 mijë shqiptarëve, unë flas në emër të 1.2 milionë shqiptarëve. Pse u mërzit ju kjo statistikë? E kuptoni ju që sot çdo shqiptar sheh këtu një grup shushunjash që janë vërsulur mbi xhepat e tyre me çmimet e energjisë, ushqimeve, transporteve, me të gjitha çmimet dhe po iu thithin gjakun. E nga ana tjetër u daklaroni se po i lumturoni. E kuptoni që po iu jepni vetëm thërrimet e atyre parave që po u vidhni shqiptarëve?", tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...