Meta pret në takim Roberto Fico/ Italia avokate e fortë në procesin e integrimit në BE

Tuesday, 12 Prill 2022 14:17

 

Presidenti Ilir Meta pati sot një takim Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Shqipëri.

Presidenti Meta çmoi rëndësinë e vizitës së Presidentit Fico në Shqipëri, si në planin dypalësh ashtu edhe në atë të integrimit në Bashkimit Europian, si dhe avokatinë e fortë dhe të vazhdueshme të Italisë ndaj Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera historike dhe partneritetin strategjik midis dy vendeve dhe popujve, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e gjithanshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite.

 

Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimin ndër-parlamentar jo vetëm në nivelin politik, por sidomos në nxitjen e Qeverive për realizimin e projekteve të rëndësishme ekonomike dhe zhvillimore me impakt dypalësh dhe rajonal, në sektorët e energjisë dhe burimeve alternative të saj. Presidenti Meta falënderoi Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Italisë Roberto Fico për nismën legjislative dhe miratimin e buxhetit përkatës për zbatimin e “Marrëveshjes së njohjes së kontributeve të pensioneve për shtetasit shqiptarë”, të cilët përbëjnë sot një pjesë të rëndësishme të jetës ekonomike, sociale, qytetare dhe kulturore dhe luajnë një rol thelbësor në rritjen ekonomike të vetë Italisë.

“Në themel të miqësisë së lashtë mes dy popujve qëndrojnë jo vetëm arbëreshet në Itali dhe komuniteti shqiptar i pas viteve ‘90, por edhe komuniteti italian, investitorët dhe studentët në Shqipëri, numri i të cilëve është gjithnjë në rritje”, – tha Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...