8 orë mbledhje, Berisha: Alibeaj tentoi të manipulojë grupin parlamentar në mënyrë vulgare

Tuesday, 12 Prill 2022 21:30

 

Pas tetë orësh mbledhje me grupin parlamentar të PD, lideri historik Sali Berisha tha për mediat se Enkelejd Alibeaj të cilin e quajti të vetëshpallur kryetar partie, tentoi të manipulojë grupin në mënyra vulgare, por dështoi.

Sali Berisha theksoi se mbledhja shkoi mjaft mirë dhe deputetët patën propozime interesante për të bashkëpunuar ndërsa shtoi se Alibeaj ka humbur besimin e Komisionit të Rithemelimit për të qenë kryetari i grupit parlamentar të PD.

Lideri historik i kësaj partie deklaroi më tej se Enkelejd Alibeaj me urdhër të Edi Ramës ka paditur ka apeluar vendimin e gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit.

"Kontrastonte me qëndrimet e të gjithë deputëteve. I vetëshpalluri kryetar i Partisë Demokratike dhe që kur u përpoq në mënyra vulgare të manipulojë edhe grupin por dështoi në çdo përpjekje.

Dështoi. Pati propozime konstruktive prej të cilave që nesër do fillojë bashkëpunimi dhe mbikqyrja, verifikimi, pati ide mjaft racionale, mund tu them se pas kaq orësh diskutime, u pasurua shumë mendimi i PD-së për situatën e dhënë.

Natyrisht siç ju informova, për shkak të qëndrimit të Alibeajt ndaj PD-së të padisë me urdhër të Ramës PD-në, e njoftova se pushon së paturi besimin e Komisionit të Rithemelimit për të qenë në krye të grupit parlanentar.

Kjo e mërziti dhe më shumë, por realitetet janë jo gjithnjë të ëmbla. Ishte një mbledhje shumë e mirë, deputetët me një përgjegjësi absolute u përpoqën të japin çdo kontribut dhe hodhën poshtë përpjekjet për manipulime."-tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...