Qeveria paralajmëron: Familjet që harxhojnë më shumë se 700 kWh, paguajnë çmim më të lartë

E mërkurë, 13 Prill 2022 16:36

 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, paralajmëroi një vendim të cilin qeveria është duke e analizuar përpara se ta miratojë.

Vendimi në fjalë lidhet me konsumin e energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë. Balluku theksoi se po bëhet një analizë për të parë nivelin maksimal të kilovat orëve që i duhen një familjeje për konsum normal.
Ministrja tregoi se shifra e përcaktuar është 700 kWh, duke paralajmëruar se çdo familje që e kalon këtë fashë, do të paguajë çmim më të lartë.

“Nuk kemi ndonjë synim në të pasur dhe të varfër. Kryeministria I referohet përdoruesve më të mëdha të kilovat orëve. Ne jemi në përfundim të një analize të thellë për të dalë në përfundimin se sa kilovat orë I duhen një familjeje për të pasur një konsum normal. Flasim për fashën e familjarëve dhe jo të biznesit të vogël. Fasha shkon 700 kilovat orë, konsiderohet një konsum normal. Ende nuk është marrë një vendim por po jua them si shifër. Kush harxhon më shumë se 700 kilovat orë do të paguhet me çmim më të lartë”, tha Balluku

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...