Berisha: Ja shkelja që e çon Engjëll Agaçin 'fluturimthi' tek Alqi Bllako

E Enjte, 14 Prill 2022 08:37

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për aferën korruptive të inceneratorëve në emisionin ‘Bardh e Zi’. Duke folur për procedurën koncensionare, Berisha theksoi edhe njëherë se ajo është bërë me një procedurë që përjashtohet nga ligjet e vendit.

Berisha theksoi se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, ka përdorur një term që mund ta çojë ‘fluturimthi” në pranga tek deputeti i PS, Alqi Bllako.

“I ka hyrë tmerri sepse ka firmosur një vendim në të cilën për hir të së vërtetës i thotë se kjo kompani nuk plotëson asnjë kusht për këtë vendim.

 

Ka firmosur një vendim për një kontratë e cila në mënyrë flagrante është në dhunim të të gjitha ligjeve.

Procedura, ligji shqiptar, parashikon procedurë të hapur, të hapur me kufizim, të hapur me negociatë. Ky ka zhvilluar procedurën e mbyllur me negociatë, e cila përjashtohet tërësisht nga ligjet e vendit.

Këtë e ka patur e shkrojtur e zezë mbi të bardhë që kjo procedurë nuk ekziston.

Engjëll Agaçi për ta sheqerosur mashtrimin, ka përdorur një term të ndërmjetëm që e çon Agaçin fluturimthi tek Bllakoja.

Mafia e plerave dhe betonit janë dy mafiat kryesore të botës.”-tha Berisha.

Kujtojmë se për aferën korruptive të inceneratorëve janë vënë në pranga një ish-deputet dhe një ish-ministër i Ramës, Lefter Koka dhe Alqi Bllako

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...