Arritja e madhe e Berishës/ Miliarderi: Shqipëria, portë hyrëse e gazit

E Enjte, 14 Prill 2022 11:13

 

Lufta në Ukrainë ka nxjerrë sërish në pah se sa të rëndësishme ishin dy nga arritjet madhore dhe historike të qeverisë së Sali Berishës.

Së pari, po kuptohet qartë sa i nevojshëm ishte anëtarësimi në NATO. Kujtojmë se në atë kohë, Edi Rama e zhvlerësonte këtë arritje me protesta dhe deklarata nga më qesharaket.

Së dyti, lufta në Ukrainë ka treguar se Europa duhet të shkëputet sa më parë nga varësia e gazit rus.

Pikërisht për të krijuar mundësinë e shkëputjes nga gazi rus, qeveria e Sali Berishës inicoi dhe nisi zbatimin e projektit madhor, atij të gazsjellësit Transadriatik. Ky gazsjellës ka nisur që të transportojë gaz drejt Europës, në një arritje historike

Vetë kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Azerbajxhanit, ndërsa çështja e gazit do jetë në fokusin kryesor të diskutimeve.

Por plani i Berishës që Shqipëria të kthehet në pikën hyrëse të gazit në Europë po jep të tjera fryte.

Miliarderi amerikan, Steven Kobos tha për Bloomberg se Shqipëria mund të kthehet në pikën hyrëse të gazit natyral drejt Europës.

Ai tha se firma e tij, Excelerate pritet të dërgojë centrale lundruese të energjisë për të mundësia diçka të tillë.

Europa po synon të shkëputet nga energjia ruse dhe SHBA ka planifikuar të dërgojë mbi 15 miliardë metër kub gaz shtesë në Europë që këtë vit.

Sasia pritet të shtohet, ndërkohë që duhet krijuar infrastruktura e nevojshme për të dërguar këtë gaz drejt Europës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...