Në emër të kujt sakrifice po flisni z. Basha?

E Enjte, 14 Prill 2022 19:36

 

Nga Alba Kepi - 14/04/2022

Sakrifica më e dhimbshme e demokratëve është se të besuam opozitën në 8 vite e në dorëzimin e sigurt të tre mandateve të një pushteti monopartiak. Dorëzove parlamentin, deputetët, ligjet, votën e çdo demokrati, që të mban ulur në atë kolltuk!

Dorëzove sakrificën, zemërimin mospajtimin, kundërshtinë e çdo demokrati ndaj një sistemi patronazhist që i përgjonte dhe fëmijët e mitur!

Dorëzove historinë tonë!

Dorëzove fushatën e zgjedhjeve elektorale të 25 prillit, e heshtur, e mefshët, kompromise e rezultatit të paracaktuar! Në kufijtë e pabesueshmërisë politike e intelektuale ajo që prisnim nga kjo fushatë e me atë ç'ka ti prodhove.

Dorëzove sakrificën jo vetëm të demokratëve por dhe të çdo shqiptari pa interes politik, që priste një ndryshim në këtë sistem gjithnjë e më mafioz e i heshtur në kodet e veprimit me popullit!

 

Dorëzove votën e diasporës e të gjithë shqiptarëve emigrantë që përtej Europës e oqeanit prisnin që Shqipëria të rigjente arsyen e një regjimi demokratik, pa arrogancë, gënjeshtra, mashtrimi e korrupsion.

Je bashkëfajtor i të gjitha akuzave që sot çuditërisht hedh me kaq agresivitet kundër qeverisë!

Ngjan më shumë me mllefin e një personi të lënë vetëm mes oqeanit të diplomacisë e gjolit të oborrit të kasolles prej kashte.

Si mund të të besojmë pas tradhtisë së çadrës, fushatës, parlamentit, ligjeve anti-demokratike që ia vendose mbi prehër monopushtetit të mafias politike e ekonomike që ka mbledh në një grusht sistemin e informacionit publik, ekonominë e pasuritë e kombit.

Akuzon për lojëra personale e politike kur loja më tragjike qe e juaja që luajti me sakrificën tonë, me energjinë, historinë e me amanetet e familjeve tona!

Ju retorizuat sot mbi të vërtetat para atij Parlamenti që kolltukun e more nga kjo sakrificë e demokraëve, po kush eshte vërteta juaj?

Çfarë i keni dhënë ju Partisë Demokratike, çfarë sakrifice keni bërë ju për Partinë Demokratike?

Një gjumë letargjik me haraç sakrificën tonë!

Lista deputetësh me tarafe personale!

E turpshme emrat pa asnjë kontribut partiak në listat e deputetëve, në këshillin e madh e në komitetet drejtuese të Partisë gjatë këtyre viteve.

Ju flisni për vizion?

Ju që dhatë dorëheqjen e sot po kërkoni telekamerat? Ju vazhdoni të minoni partinë duke bërë lojën e qelbur të çarjes, e shfryrjes nga frustimi egoist se të kanë lënë vetëm!

Ju flisni për çmime të larta në treg, në tregun që e favorizuat ju me mefshtësinë e aksionit opozitar pa vizion e qorr!

"Kur s'ke zgjidhje ofrohu popullit cirk", deklaruat sot para gazetarëve.

Cirk të vërtetë pamë e jetuam nga drejtimi mosdrejtues i opozitës në këto 8 vite.

Pjesa më argëtuese e cirkut është kur në tendë shfaqet kllouni, e ju sot si dikur në një tendë plot me sakrificë demokratësh, u transformuat në PALAÇO!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...