Dëshmia/ Alqi Bllako ia 'ngec' Ramës: Vetëm kam përcjellë shkresat

Premte, 15 Prill 2022 09:55

 

“Unë kam përcjellë vetëm shkresat e Këshillit të Ministrave. Kjo ka qenë detyra ime dhe nuk kam bërë asnjë veprim tjetër. Nuk kam lidhje me akuzat që më janë ngritur dhe nuk kam bërë aferat për të cilat akuzohem”!

Kështu e ka nisur dëshminë e tij Alqi Bllako, deputetit i Partisë Socialiste, i cili u arrestua për aferën milionaeuroshe të Inceneratorit të Fierit. Ai ka dalë dje para prokurorëve për të folur në lidhje me akuzat që i janë vendosur në dosjen e tij dhe të një sërë zyrtarësh të tjerë që janë të dyshuar si të përfshirë në atë që konsiderohet si skandali i inceneratorëve.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, u mor në pyetje për afro 3 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me aferën 4.9 mln euro për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. U bë me dije se Bllako ka mohuar të gjitha akuzat që janë ngritur nga SPAK-u. Në dëshminë e tij, ish-deputeti socialist ka mohuar që të ketë pasur rol vendimmarrës tek inceneratorët, duke thënë se detyra e tij ka qenë vetëm të përcjellë shkresën për miratim te Këshilli i Ministrave.

 

 

Ai e ka përqendruar rrëfimin e tij mbi procedurat e ndjekura, ku theksoi se në asnjërën prej tyre nuk është shkelur ligji. Alqi Bllako ka hequr të gjithë përgjegjësinë nga vetja, duke u shprehur se procedura është kryer dhe është ndjekur nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Mjedisit, ndërsa ai vetëm i ka përcjellë shkresën Këshillit të Ministrave për miratim. Mësohet gjithashtu se Bllako ka folur edhe në lidhje me kontratën e punësimit të të atit, ku deklaroi se ajo nuk është firmosur nga Klodian Zoto, por nga administratori italian i kompanisë. Sipas tij, i ati e ka prishur kontratën e punës në momentin që është firmosur aktmarrëveshja për Inceneratorin e Fierit.

 

“Procedura është kryer dhe është ndjekur nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Mjedisit dhe se kam pasur detyrë vetëm ta përcjellë shkesën Këshillit të Ministrave për miratim. Për sa i përket akuzës së korrupsionit për punësimin e babait tim në mënyrë fiktive në Incineratorin e Tiranës, kontrata për punësimin e babait nuk është firmosur nga Klodian Zoto, por nga ana e administratorit Italian. Babai im ka prishur kontratën e punës disa muaj përpara se të firmosej aktmarrëveshja për Inceneratorin e Fierit”, mësohet të ketë thënë Bllako para hetuesve të çështjes.

Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK-ut ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do të ndërtohej Inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, bën me dije Prokuroria e Posaçme në dosjen e saj, është bërë në bashkëpunim me ishministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi.

Po ashtu, ai dyshohet se ka favorizuar shoqërinë përfituese të koncesionit, në këmbim “të përfitimeve të parregullta” me një vlerë prej afro 150 mijë dollarë, të cilat kanë shkuar në formën e pagesave të larta mujore për babanë e tij, i punësuar pranë Inceneratorit të Tiranës. Sipas të dhënave të prokurorisë mësohet se dëshmia e ish-funksionarit të lartë të ministrisë do të përfshihet në fashikujt e dosjes së bujshme. Pritet që aty të bashkohen edhe dëshmitë e personave të tjerë që do të merren ne pyetje përfshirë edhe atë të Lefter Kokës që pritet të merret ditën e sotme. Bllako dhe Koka janë ndarë edhe për sa i përket vendit ku do të vuajnë burgimin për këtë fazë hetimore, për shkak se Prokuroria ka menduar të shmangë kontaktin mes tyre deri në përfundim të të gjithë hetimeve

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...