Meta: Mazhoranca i ka votat për një President të sajin, nuk bëhem pjesë e argëtimit publik

Premte, 15 Prill 2022 14:08

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar sot se nuk do të përfshihet në procesin e zgjedhjes së kandidatëve për pasardhësin e tij në Presidencë , duke e konsideruar me ironi procesin e nisur nga PS-ja si “argëtim publik” dhe nga ana tjetër garantoi se vetëm një ditë pas përfundimit të mandatit, më 25 korrik, do të nisë angazhimin e tij të ri në politikë.

SYRI TV: Z. President, ju jeni zgjedhur me votat e PS-së dhe tani Kryeministri Rama ka nisur proces për zgjedhjen e Presidentit të ri. A mendoni q ky proces i përzgjedhjes së Presidentit do të jetë i njëanshëm dhe ju a keni vetë një emër që do ta propozoni? Kur do të nisë turi jua dhe ai që keni quajtur Komiteti i Inceneratorëve?

Meta: Lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri, kjo temë nuk përbën asnjë interes konkret për mua për arsyen se është shumë e qartë se mazhoranca aktuale thjesht dhe jo vetëm për shkak të zgjedhjeve të 25 Prillit, i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur një President të sajin dhe nuk shoh asnjë arsye për t’u bërë pjesë e asnjë argëtimi publik lidhur me çështjen e Presidentit. Kështu që mandati im është deri më 24 korrik dhe natyrisht, më 25 korrik fillon një angazhim i ri dhe fillojnë përgjegjësi të reja

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...