“Alibashët janë përçarja”/ Ish-ministri: Berisha të tregojë pse mbrojti të pandehurin kronik

Saturday, 16 Prill 2022 18:55

 

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me qëndrimet e Lulzim Bashës, se SPAK duhet të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se pranon kritikat për Qeverinë e Berishës, por shton se jo kur vinë nga Basha që ka qënë pjesë e qeverisë së tij.

Më tej, ai rikthen në vëmendje 21 Janarin e 2011-ës, ndërsa thekson se Berisha duhet të tregojë pse e mbrojti ish-ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Lulzim Basha.

“Pranoj pa shumë rrezistencë kritikën që i bëhet Sali Berishës sot. Padyshim kritika është gjithmonë e merituar.

Por që të më mbushë mendjen Basha, se medemek u dashka hetuar Berisha për krimet e qeverisë së Tij, ku vetë Basha ka qenë i pandehuri zyrtar i asaj qeverie, nuk ka shans.

Sepse e mira e do në fakt që ato krime duhen rihetuar për të gjithë ata që i mbyllën dosjet me procedurë e me hile. Dhe po, Saliu duhet të dëshmojë proceduralisht përse e mbrojti të pandehurin Basha dhe ministrin e brendshëm të 21 janarit.

Patjetër që po.

Por mendjen nuk ma mbush dot boshi, i pandehuri kronik Lulzim Basha.

As të më mbushin mendjen AliBashët se PD nuk u bashkoka rreth Berishës, nuk ka shans. Sepse Alibashët janë përçarja.

Ashtu siç zhulsat e zbokthi mediatik i ish PD që mbrojnë blindimin e partisë dhe dhunën kundër anëtarëve të saj, nuk ka asnjë shans.

Natyrisht injoroj teoritë që Berisha na qenka njësoj si Basha. I injoroj sepse këto janë Bashizma të dëshpëruara.

Berisha përshkak të limiteve biologjike edhe mund të mos fitojë zgjedhje, por humbësit kronikë që të vetmet fitore në jetë i kanë nga Berisha, rrefuzoj ti dëgjoj.

Mosmirnjohja është ligësi.

Janë të neveritshëm.

Ndërkohë Berishës unë sot i kërkoj organizimin e koordinuar të OPOZITARIZMIT.

Boll me Bashën, AliBashët, zhulin e zbokthin përreth tyre.”-shkruan Ylli Manjani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...