Dështon diversifikimi i sektorit energjetik: Prodhimi bazohet në ‘hidro’, fotovoltaikët premtime në letra

Diel, 17 Prill 2022 10:24

 

Kriza energjetike globale tregoi, edhe një herë, qartësisht dështimin e Shqipërisë në diversifikimin e sektorit. Fakt është që vendi po shpenzon qindra miliona euro në import dhe në masa momentale të marra nën panik, teksa mbështetja e vetme mbetet “hidro”.

Të dhënat zyrtare tregojnë se pranë institucioneve janë në faza fillestare, por edhe të avancuara dokumentacioni, dhjetëra projekte parqesh fotovoltaikë, me kapacitet të instaluar total mbi 1000 MW, por zbatimi i tyre në terren mbetet larg.

 

Projekti për Karavastanë, sipas MIE, nis ndërtimin këtë pranverë. Tek energjia nga era, zhvillimi është edhe më i ngadaltë, ku një projekt me vlerë 244 milionë euro ka fituar statusin e investimit strategjik. Të tjerë janë në fazë dokumentacioni, ndërkohë mbetet në proces ankandi i qeverisë. Njohësit e sektorit vlerësojnë se politikat e paqëndrueshme dhe burokracitë e kanë bërë të vështirë diversifikimin e energjisë, duke e ekspozuar vendin, bizneset dhe familjet shqiptare, ndaj kostove të jashtëzakonshme.

Shqetësimi u rrit së fundmi nga një deklaratë e kryeministrit “se të pasurit”, përkohësisht, mund të paguajnë më shtrenjtë energjinë, si një formë për të përballuar situatën e vështirë. Deklaratat brenda kabinetit janë kontradiktore, pasi të tjerë përfaqësues theksojnë e ritheksojnë se çmimet nuk do të ndryshojnë e se të gjithë “barrën” do ta mbajë qeveria.

 

Kjo tregon, më së miri, se nuk ka një plan konkret për menaxhimin e situatës dhe se çdo vendim po merret në momentin e fundit, duke e shoqëruar me premtimin e diversifikimit dhe një të ardhmeje me siguri energjetike.

Fakt është që Shqipëria u detyrua të importojë vitin e shkuar disa qindra milionë euro energji, si për ironi kjo, në atë që është një nga vitet më të mira hidrike dhe kur prodhimi tejkaloi konsumin. Importet po vazhdojnë edhe këtë vit, në mënyrë të rregullt, me një faturë që askush nuk di të thotë sa do të shkojë.

Dështon diversifikimi i sektorit energjetik: Prodhimi bazohet në

Shqipëria në pikën zero, prodhimi bazohet thuajse tërësisht në “hidro”

Shqipëria prodhoi vitin e shkuar 8.96 milionë MWh energji. Nga ky total, vetëm 0.4% ishte si rezultat i centraleve fotovoltaikë, pjesa tjetër erdhi nga hidrocentralet.

Si një vend që ka në fuqi nga viti 2017 një ligj për burimet e rinovueshme, ku përfshihet edhe nxitja e prodhimit të energjisë nga dielli dhe era, kjo përqindje tregon qartë dështimin për të nxitur investime të kësaj natyre. Kohë pas kohe nuk kanë munguar miratimet për projekte të mëdha, por konkretisht sot, thuajse të gjithë këto projekte, vazhdojnë të mbeten në letra e në faza të ndryshme miratimi lejesh mjedisore apo vendimesh paraprake.

Koncesionet private të hidrocentraleve, ku bëjnë pjesë prodhuesit e pavarur por edhe prodhuesit me përparësi, të cilat janë projektet me kapacitet të instaluar deri në 15 MË, kanë bërë diferencë vetëm në strukturën e prodhimit të energjisë.

Sot, prodhuesit privatë kanë një peshë jo të vogël në raport edhe me prodhuesin publik, siç është Korporata Elektroenergjetike Shqiptare. Sipas të dhënave zyrtare, prodhimi i energjisë elektrike i realizuar për vitin 2021 nga KESH sh.a. zë 59.6% të të gjithë prodhimit të energjisë elektrike në vend, kurse prodhimi i energjisë elektrike nga prodhuesit e tjerë zë rreth 40.4%.

Për vitin 2020, prodhimi i KESH sh.a. zuri 58% të të gjithë prodhimit, kurse ajo nga prodhuesit e tjerë zë rreth 42%.

Pavarësisht luhatjeve dhe sasisë që prodhon secila palë, në fund i gjithë ky grup varet nga ecuria e vitit hidrik. Nëse kemi vit të mirë, ka prodhim të mirë e nëse viti është i thatë, panorama është e qartë. Kapaciteti prodhues i energjisë është rritur vit pas viti, por kjo nuk është shtrirë njëtrajtësisht edhe në burime të tjera alternative, duke e lënë vendin në mëshirë të reshjeve.

Vetëm në vitin 2021, kapaciteti prodhues me hidrocentrale të reja u rrit me 97 MW në raport me vitin 2020. Në total, kapaciteti prodhues i energjisë elektrike, i instaluar në vend deri më 31 dhjetor 2021 ishte 2,605 MW, ku 1448 MW, apo 56% e kapacitetit i përket KESH-it.

Fotovoltaikët, në vitin 2021 projekte me mbi 1085 MËp kapacitet nëpër letra

Janë me dhjetëra projekte për impiante fotovoltaikë të vegjël, të mëdhenj që aktualisht janë në hallka të ndryshme miratimi, apo shqyrtimi nëpër institucione.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2021, këto projekte arrijnë kapacitetin 1085 MWp. Ato përfshijnë kontrata të nënshkruara nga qeveria dhe kompani private për blerjen e energjisë me çmim të rënë dakord më parë siç është Karavastaja, Spitalla, por edhe një listë e gjatë sipërmarrjesh private, të cilat mund ta shesin këtë energji në treg të lirë.

Situata konkrete e impianteve fotovoltaikë në vend është aktualisht e tillë: në funksion janë 12 projekte me 23 MW kapacitet të instaluar, që qeveria u ble energjinë me një çmim që miratohet çdo vit nga ERE. Ky çmim herën e fundit u caktua 71.2 euro/MWh.

Ndërkohë edhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka të përfunduar një impiant fotovoltaik në digën e Qyrsaqit në hidrocentralin e Vaut të Dejës në kaskadën e Drinit.

Kapaciteti i instaluar në këtë impiant është 5.1 MË. Impianti do të prodhojë energji këtë vit, duke e integruar atë me menaxhimin tërësor të kaskadës. KESH paralelisht do të zhvillojë edhe një impiant fotovoltaik lundrues, i cili do të ketë fuqi të instaluar prej 12.9 MW. Projekti ka një kosto të parashikuar prej 13.9 milionë eurosh, por që një pjesë e tij do të përballohet nga fondet e vetë Korporatës.

Dy projekte të tjera, me kapacitet të konsiderueshëm, janë ato që qeveria nënshkroi me Voltalia-n pas hapjes së garës në vitin 2020 dhe 2021. Bëhet fjalë për parkun fotovoltaik të Karavastasë dhe atë të Spitallës. Për të parin, kompania ofroi një çmim 24,89 euro për megavat. Parku fotovoltaik i Karavastasë është projektuar me fuqi 140 MW, ku 70 megavat janë të ndara për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe 70 megavat me çmim të rregulluar.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në deklarata të bëra herë pas here, ka nënvizuar se ndërtimi i impiantit të Karavastasë do të fillonte në mars.

Dështon diversifikimi i sektorit energjetik: Prodhimi bazohet në

Ndërkohë, në faqen e saj të internetit, vetë kompania “Karavasta Solar” ka njoftuar se gjatë marsit dhe prillit po zënë vend takimet që po prezantojnë udhëzimin e kompensimit për blerjen e tokës për familjet e prekura nga projekti.

Aktualisht për Karavastanë është miratuar leja në Këshillin Kombëtar të Territorit, ndërsa licencimi i saj për aktivitetin e prodhimit në ERE u shty për marrje vendimi, duke kërkuar që të plotësohen disa dokumente shtesë në aplikimin fillestar./ MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...