Berisha: PD po rithemelohet, i dhamë fund kryetarokracisë

Hënë, 18 Prill 2022 21:12

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha tha në Çim Peka Live në Syri Tv, se gara që po zhvillohet në degët lokale është e pashembullt në vendin tonë.

Berisha tha PD po bashkohet, ndërsa shtoi se iu dha fund kryetarokracisë.

"Rithemelim jo vetëm sa i takon organizimit, por të të gjitha vlerave të partisë, shënon fundin e kryetarokracisë. Po të vijmë sot, kjo që po ndodh, unë kam konstatuar se media nuk e ka kapuar. Cili është tipari më kardinal? Kjo garë nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri. Janë 38 degë, asnjë kandidat nuk është miratuar nga Kryesia kolektive e PD apo ndokush tjetër, që të gjithë kanddiatët janë propozuar nga baza, apo kanë shprehur dëshirën, kanë mbushur një formular për dekriminalizimin dhe kanë garuar", u shpreh Berisha.

 

 

Çim Peka: Kush vendosi që të ishin në listë në përfundim?
Sali Berisha: Çdo kandidat ka të drejtë të kandidojë nëse dëshiron. Nuk ka seleksionim, asnjë, përveçse nëse nuk plotësohen kushtet e formularit të cilat janë të njëjta për të gjithë. Kjo është specifika e kësaj gare, e pandodhur ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Ose mund të kandidojnë vetë, ose mund të propozohen nga anaëtarësia. Po shkohet drejt bashkimit të vërtetë. Janë shumë degë ku demokratët po bashkohen

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...