Berisha: Ja çfarë e provon se PD-ja s'do të shuhet

Hënë, 18 Prill 2022 22:40

 

Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në emisionin 'Çim Peka Live' se Partia Demokratike do ta kalojë këtë tronditje dhe do të pasurohet me hapjen e saj.

Sipas Berishës edhe pse u përfol se PD-ja do të shuhet pas humbjes së fundit në zgjedhjet e 25 prillit, 620 mijë votues qëndronin prej idealeve të kësaj partie.

 
Sali Berisha theksoi se do të ketë një gjeneratë të re politikanësh që nuk mund të pengohen për shkak të qëndrimeve që ka mbajtur Lulzim Basha.

 

 

"Kjo parti po kalonte nga humbja në humbje. Analizën e tyre e merrja shumë serioze. Kishte një fakt tjetër që ishin 620 mijë votues.

 

Pra, të gjitha këto ishin dy gjëra të cilat dhe për të cilat unë po rri dhe mendoj gjatë e jo pak, çfarë fati do kemi.

Një gjë më bën të mos besoj në shuarjen. Kjo tërësi votuesish, 620 mijë, e dija që kryetari i tyre ishte vetëm 19 për qind e tyre, ishte tërësia e idealeve që i mbante këta.

6 marsi në kundërshtim me çdo gjë, logoja e partisë time zbriti në zhdukje, në 13 për qind.

Nëse unë më 11 dhjetor thoja do krijoj partinë konservatore të Shqipërisë, a nuk do ishte zhdukje e PD-së?

Besoj se PD do ta kalojë këtë tronditje, së dyti do pasurohet me hapjen e saj, flukse të reja.

Do ketë një gjeneratë të re politikanësh e cila nuk mund të penalizohet për shkak të qëndrimeve të Lulzim Bashës.”-deklaroi Berisha në Syri Tv.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...