Meta akuzon: Ky shterim asgjësues i popullit, i programuar nga 'Rilindja'!

Tuesday, 19 Prill 2022 15:42

 

Presidenti i vendit i ka rënë sërish sot kambanave të alarmit për shpopullimin e vendit, një apel i përsëritur shumë shpesh prej tij e për të cilin nuk ka pasur asnjë reflektim nga qeveria. Bazuar në të dhënat më të reja të INSTAT, Ilir Meta gjykon se ky shkretim është “i programuar” dhe bën thirrje hapur: “Koha për të ndalur këtë shkretim të programuar të vendit nga "Rilindja" lokale dhe ndërkombëtare.”

“Treguesit demografikë të INSTAT, dëshmojnë për zbrazjen katastrofike të vendit, - shkruan kreu i shtetit në FB. - Shqipëria ka në vit 50 mijë qytetarë më pak edhe përtej edhe skenarit më negativ të parashikueshmërisë së zvogëlimit demografik.Thënë ndryshe çdo vit fshihet nga harta popullsia e një qyteti mesatar.

Ky është një alarm i kuq për ndaljen sa më parë dhe me çdo kusht të këtij shterimi asgjësues të popullit.

Ky model "zhvillimi" nuk është gjë tjetër veçse model dëshpërimi dhe asgjësimi. Koha për të ndalur këtë shkretim, të programuar të vendit nga "Rilindja" lokale dhe ndërkombëtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...