Berisha: Vuçiç pengoi ndërtimin e ‘trurit’ komandues Shqipëri- Kosovë, do kursenim 20% të energjisë

E mërkurë, 20 Prill 2022 14:30

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha mbajti një fjalim në tryezën e organizuar nga selia blu me ekspertë për krizën energjetike në vend.

Në fillim, Berisha tha se kjo nuk është një krizë e ardhur nga lufta, por nga vjedhja dhe babëzia qeveritare.

 

Më tej ai denoncoi skandalin e mungesës së gazifikimit në vend, duke shtuar se sërish kjo çështje është penguar për shkak të aferave korruptive.

 

 

Kryefjala e Berishës ishte mungesa e diversifikimit të burimeve energjetike në vend, edhe pse potenciali është i jashtëzakonshëm.

 

“Shqipëria ka platformat e erës ndër më të fuqishmet në botë. Karaburuni është një nga platformat e erës më të fuqishme, po ashtu edhe gryka e Tepelenës, rrafshnalta e Pukës. Ka me dhjetëra zona që janë studiuar, por patën një tërheqje pasi u tërhoq BE nga subvencionimi i energjisë gri. Por më vonë u bënë sërish aktuale. Ka parqe gjigante erërash. Këto projekte janë studiuar vite e vite nga kompanitë”, tha Berisha.

Ai e quajti një krim mjedisor projektin për hidrocentralin e Skavicës.

“Diversifikimi i energjisë për ne do mbetet përparësi absolute. Çmimi do rikthehet në ato nivele, me të cilin nuk ka të humbur. Shqipëria do jetë një vend shumë atraktiv për bizneset e huaja edhe për çmimet e energjisë,” tha Berisha.

Në fund ish-kryeministri denoncoi një tjetër skandal të kësaj qeverisje.

“Shqipëria dhe Kosova janë dy vende, që në rast se vendosin sistemin unik të komandimit të sistemeve energjetike, në rast se ndërtojnë trurin dixhital të komandimit të sistemeve energjetike, respektivisht kursejnë nga 20 përqind të energjisë. Në funksion të kësaj u ndërtua linja e energjisë Tiranë-Prishtinë. E bllokoi Vuçiçi për vite të tëra, derisa Angela Merkel i tha se do të shkëpusim nga sistemi evropian i transmetimit.

Kjo qeveri loz me falsitetin dhe fasadën. Nëse vendosim një ‘tru’ komandues që drejton portat e digave dhe furrat e TEC-eve në Kosovë, secili vend kursen të paktën 20 përqind të energjisë. Këta kanë ngelur te ‘abetarja’. Firmosën një marrëveshje për ‘abetaren’ të vënë në jetë në vitin 2011. Pra falsitet, falsitet dhe mashtrime,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...