Kryemadhi: Numëruesit shitën me urdhër të Bashës tre mandate të LSI-së

E mërkurë, 20 Prill 2022 23:47

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën fajtor Lulzim Bashën për humbjen e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit. Kryemadhi tha në emisionin “Opinion” se numëruesit e Lulzim Bashës kanë shitur tre mandate deputeti të LSI-së.

Ajo thotë se disponon proces-verbalet ku dilte fitues kandidati i LSI, por sipas saj, këto proces-verbale janë grisur pas një ore me urdhër nga Lulzim Basha.
"Besoja se opozita do të fitonte në zgjedhjet e 25 prillit. Të gjithë bëjmë sondazhe dhe ne e dimë shumë mirë se si bëhen si sondazhet në Shqipëri që ndodh se si lëviz për shkak se njërëzit kanë frikë të deklarojnë frikën. Të paktën mund të them që tre mandatet e LSI janë shitur në tavolinë.

Numëruesit e Partisë Demokratike. Pavarësisht se suflerët e Bashës poshtë e përpjetë thonë se i kanë shitur mandatet atje. Ne disponojmë proces-verbalet e firmosura e numëruesit e Bashës dhe anëtarëve të PD që del fitues mandati i LSI dhe pas një ore me urdhër nga Basha është grisur dhe çuditërisht, kamerat kur janë kërkuar për tu parë nuk kanë punuar asnjëherë."-tha Kryemadhi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...