‘Presidenti i ri’/ Berisha: Opozita të mos legjitimojë një proces mafioz

E Enjte, 21 Prill 2022 11:05

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, mbajti një deklaratë për mediat pas debateve në mbledhjen e grupit parlamentar.

Ai tha se opozita nuk duhet të legjitimojë një proces mafioz për zgjedhjen e presidentit të ri

“Në mbledhje të grupit theksova se opozita s’mund të përfaqësohet kurrë me të emëruar nga Taulant Balla. Kjo praktike merr fund e s’do e e njohë kurrë PD një praktikë të tillë,” tha Berisha, duke iu referuar Enkelejd Alibeajt.

“Së dyti, denoncova me forcën më të madhe praktikën mafioze që ndjek Rama për procesin e zgjedhjes së presidentit, praktikë që diskrediton institucionin e Presidencës e vetë zgjedhjen e Presidentit, praktikë kjo që përlyen qartësisht me aspektet e saj mafioze cdo lloj pjesëmarrje në një proces të cilin në kushte normale duhet të merrnin pjesë të gjitha palët, praktikë që s’ka asnjë qëllim tjetër vec të nxjerrë nga zyrat e tij njeriun që do dhe që komandon.

 

Personalisht denoncoj këtë farsë të shëmtuar të zgjedhjes së presidentit të Republikës. Kur ajo zhvillohet me zarfe sekret brenda grupit parlamentar, si mund të jetë ajo me opozitën? Në radhë të parë përcaktohen rregullat që duhet të kenë ligjin e parë transparencën. Më thoni, kush u propozua nga anëtarët e grupit parlamentar? Ai që don Edi Rama u propozua. Ai do të zgjedhë emrin që do. Prandaj u bë sekret. Thirret edhe shoqëria civile, i thonë mos shqipto emra, por dërgo email. Kjo i shërben një narkoshteti. Opozita nuk ka lidhje me këtë proces. Nuk mund të legjitimojë opozita këtë proces,” tha Berisha.

“Unë nuk e njoh Alibeajn. Unë i quaj të paqena vendimet për përjashtimet e deputetëve. Nuk mund të pranoj vendimet e paqena,” theksoi ai.

Sa i përket një propozimi nga Komisioni i Rithemelimit, Berisha tha se: Ka idera, por sa është racionale. Mund të propozosh po të kesh vota, por kur nuk ke vota tallesh me veten tënde

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...