Berisha-Ramës: Tmerrove pasagjerët në avion, menduan se je terrorist

E Enjte, 21 Prill 2022 13:34

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha ka marrë fjalën në parlament, por e ka nisur me një replikë me kryetaren e parlamentit Lindita Nikolla. Kjo e fundit duke iu drejtuar Berishës tha se ishte i turpshëm akti që ai bëri. Por Berisha tha se i turpshëm ishte akti i saj që nuk i dha fjalën dhe i dha një paralajmërim.

“I turpshëm ishte akti yt, kërkova fjalën për replikë. Hera e dytë që përdor fyerje, por po vazhdove në këtë mënyre do marrësh përgjigjet më të merituara,” tha Berisha.

 

Më pas ai iu drejtua kryeministrit Edi Rama.

“Jam sot këtu për të falënderuar për herë të parë Edi Ramën, i cili i tmerruar, në panik deklaroi se nuk bashkëpunon me mua. E siguroj se është nder i veçantë, por do të vazhdoj betejën time deri kur të marrësh vendin që meriton.

Por jam këtu për të thënë se në një proces mafioz, njësoj si tenderat sekretë që zhvillon në kryeministri, nuk mund të përlyhet opozita dhe të marrë pjesë.

Së treti, ky është kryeministri i vetëm në Europë dhe botë që nxirret forcërisht nga avioni. A e dini se çfarë tmerri panë pasagjerët? Nga avioni me policë nxirren vetëm të burgosurit. Kur e panë që nuk kishte hekura në dorë, u tmerruan edhe më shumë, e morën për Abu Al Kasam. Për përfaqësues të një organizate terroriste. Shkoni dhe pyesni po të doni. Ja, ky është kreu juaj,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...