Berisha: Alibeaj po keqpërdoret nga Rama dhe Balla, PD nuk bojkoton

Premte, 22 Prill 2022 13:55

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, komentoi në konferencën për shtyp situatën e krijuar dje të foltorja e Kuvendit me deputetin Enkelejd Alibeaj.

“Në një kurth banal dhe të ulët, Edi Rama, për të më privuar nga e drejta e replikës, keqpërdori Enkelejd Alibeajn për të dytën herë në mënyrën më të pamëshirshme.
Edi Rama lakoi emrin tim dhjetëra herë dhe rregullorja e parlamentit parashikon të drejtën për t’iu përgjigjur. Ajo ushtrohet direkt pas tij. Pra fjala pas tij më takonte mua. Çfarë bënë? Nxorën me vrap veglën e tyre, në një akt të turpshëm, të bllokojë platformën në mënyrë që unë të mos flas.

Ju e patë se kush ndërhyri, ndërhyri Taulant Begoja, haptas në mbrojtje të një njeriu të keqpërdorur. Sepse ai e di që fjala i takon atij që ka replikën. Pra i takon Sali Berishës. Por për të mbrojtur padronin e tij, duhej ta merrte ai fjalën.

Para një muaji, në mënyrë të neveritshme u përsërit i njëjti skenar. M’u citua emri dhe u nisa për replikë. Taulant Balla i drejtohet drejtueses së seancës që të flasë kryetari i grupit. Ky ra në vështirësi dhe ia kaloi Jorida Tabakut fjalën. Unë e kalova se mendova se ky njeri nuk do përdoret në këtë shkallë se çdo njeri ka sedër dhe dinjitet. Por kur e bëri dje, natyrisht do i jepja përgjigjen. Replika është replikë. Nëse kryetarja vazhdon në këtë mënyrë, do marrë përgjigjen e merituar,” tha Berisha.

Më tej ai tha se Alibeaj po përdoret edhe për çështjen e presidentit të ri.

“Se çfarë do bëjë Alibeaj me Ballën, është punë e tyre. Ju e patë edhe dje se ai i lejoi vetes të keqpërdoret në shkallën më ekstreme. Në 30 vite nuk ka ndodhur kurrë që një deputet të përdoret në atë mënyrë nga kundërshtari. Ai që publikisht lejon një keqpërdorim dhe poshtërim të tillë, ai mund t’i lejojë vetes çdo gjë. Por unë po flas për opozitën e vërtetë,” tha Berisha.

Ai u shpreh se PD do jetë në parlament dhe nuk do e bojkotojë procesin. Por ai tha se nuk do pranohen kandidaturat e Ramës, edhe ai nëse propozon kandidatura nga e djathta.

Duke iu referuar situatës në PD, Berisha tha se ishte krijuar një çarje. “Çarjen që kishte PD po e mbyll baza, duhet ta mbyllë edhe qendra,” tha Berisha

Modifikuar më Premte, 22 Prill 2022 21:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...