‘Pranimi i ankimit të Alibeajt’/ Kaso: I paligjshëm! Vetëm Komisioni i Rithemelimit mund ti drejtohej gjykatës

Premte, 22 Prill 2022 17:33

 

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Ivi Kaso ka dalë para mediave në selinë blu, duke komentuar vendimin skandaloz të marrë nga gjykata në lidhje me animimin e deputetit Enkelejd Alibeaj për mosregjistrimin e statutit të PD-së të dalë nga Kuvendit të 11 dhjetorit.

Kaso ka shpjeguar se gjykata ka pranuar një ankimim pa asnjë kriter të ligjshëm pasi asnjë entitet tjetër përveç Komisionit të Rithemelimit nuk mund të pranojë se përfaqëson PD-në në rrugë të ligjshme dhe aq më pak të kundështojë në rrugë gjyqësore vendimet për regjistrimin e organeve të ligjshme të PD-së.

 

Kaso: Ka plotë raste analoge dhe po e njëjta gjyqtare edhe në rastin e shqyrtimit të problematikave të regjistrimit të PD-së. Ka shumë arsye ligjore që i kemi bërë publike dhe shumë të tjera që publiku nuk është njohur akoma, të cilat do tja pamundësoni gjykatës futjen në proces në këtë fazë të një pale që pretendon që përfaqëson PD-në. Këto ja kemi parashtruar gjyaktës dhe konkretisht do doja ti ndaja shkurtimisht se përse asnjë entitet tjetër përveç Komisionit të Rithemelimit nuk mund të pranojë se përfaqëson PD-në në rrugë të ligjshme dhe aq më pak të kundështojë në rrugë gjyqësore vendimet për regjistrimin e organeve të ligjshme të PD-së.

Në radhë të parë i ashtuquajturi ankim nga deputeti Alibeaj nuk përmbush asnjë nga kriteret e parashikuara në ligj, konkretisht personi që ka paraqitur ankimin nuk është palë në kuptim të ligjit sipas nenit të kodit të procedurës civile.

 

Kontrolli në këtë rast që duhet të kishte bërë gjykata nuk është një kontroll substancial që të ndante nëse është Komisioni i Rithemelimit ai që drejton PD-në apo Enkelejd Alibeaj, por vetëm një kontroll normal procedural. Duhet vetëm të verifikonte nëse ankimi është firmosur nga Komisioni i Rithemelimit? Nëse jo atëherë duhet vetëm të rrëzonte atë ankim

Modifikuar më Saturday, 23 Prill 2022 14:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...