A është Meta, President ‘normal’?

Diel, 24 Prill 2022 11:37

 

Nga Kastriot Islami - 24/04/2022

1. Nuk mund të merrem me përkufizimin e një KM mediokër e mashtrues si Edi Rama që në ‘identikitin’ e presidentit të ardhshëm kërkon që ai të jetë ‘normal’ ndryshe nga Meta që Rama e ka cilësuar jo normal, nuk ka asnjë dyshim që në kuptimin e Ramës ‘normal’ do të thotë që ai kërkon një ‘president lolo’, ose një ‘president kukull’ ose ‘president servil’ që shqiptarëve do të thotë ‘president lepepeqe’ e Kryeministrit...

Nga këndvështrimi autoritar i Edi Ramës kjo kërkesë e tij do të thotë se ai kërkon një ‘president lolo’ që e kontroll ai, dhe bazuar në këtë logjikë autoritariste është normale që Meta është ‘president jo normal’ për Ramën...!

2. Për të bërë më të prekshëm këtë përcaktim shqyrtojmë një rast ekstrem që nxjerr në pah qëndrimin e vjetër e komunist të Ramës jo thjesht ndaj Metës por ndaj SHBA e më konkretisht ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë!!

 

3. Bëhet fjalë ndër të tjera për përcaktimin që Edi Rama i bëri ambasadores së SHBA në Tiranë...duke e cilësuar atë si ‘sekretare e parë e PPSH...’. Qytetarët me këtë rast shtrojnë pyetjen: ... Sa i vërtetë është ky përcaktim i ER? Ky është 100 % i vërtetë? Arsyeja s’dihet... Pjesë nga fjala e ER të shfaqur me zë e figurë e ka sjellë ne mendian shqiptare, në një shkrim të tij të gjatë, Frank Shkreli, ish-drejtor i VOA për Euro-Azinë, një shqiptaro-amerikan, shumë serioz dhe profesionist (https://active24news.com/rama-tallet-me-shba-ne-prani-te-yuri-kim-e-cilesoi-ate-si-sekretare-te-ppsh/ )’: .... Gjuha që përdori ER në takimin e 18 marsit 2022, publikisht, kundër SHBA nuk është e përshtatshme, diplomatikisht, as e denjë për një Kryeministër të Shqipërisë. Si udhëheqës i Shqipërisë (një vend mik i SHBA), është turp të talleni dhe të ironizoni me Amerikën, ashtu siç bëtë në tubimin e 18 marsit, në UB të Tiranës, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së re midis dy universiteteve në fjalë... ‘ dhe çuditërisht ambasadorja e SHBA s’dha asnjë përgjigje serioze...’

Ish-drejtori i VOA vijon: ‘...Në atë tubim, ambasadorja e SHBA ishte përfaqësuese e SHBA në Tiranë. Ajo s’ishte aty si, ‘Sekretare e Partisë së Punës’, të Shqipërisë, siç e përcaktoi Rama. Normalisht, në Shqipëri, ajo as s’duhet të flasë në emër të ndonjë partie, personi ose interesi tjetër, përveç Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendit që përfaqëson....

4. Çfarë do të bënte një president normal në këtë rast? Dy do të ishin mundësitë...pasi Meta të ftonte në Presidencë edhe Edi Ramën e ambasadoren e SHBA, veças dhe të sqaronte, duke mbajtur protokoll ne prezencë të këshilltarit të tij diplomatik se çfarë kishte ndodhur mes tyre në 18 mars 2022 dhe arsyet qe kishin shtyrë Edi Ramën ta cilësonte ambasadoren e SHBA në Tiranë si ‘Sekretare e Partisë së Punës’...

5. Mundësia e parë: duke i dhënë të drejtë Edi Ramës në arsyet që e kishin shtyrë të bënte atë përcaktim, ta shpallte non-grata ambasadoren e SHBA në Tiranë. Ky do të ishte një akt shumë i rëndë dhe i paprecedentë por që lidhej vetëm e vetëm me ‘arsyet e qenësishme’ që do të mund të kishte paraqitur KM i Shqipërisë për ‘ndërhyrjet e ambasadores në punët e brendshme të qeverisë shqiptare?!’...

Në këtë rast mund të thuhej se ‘me arsyetimet e ER’ presidenti e kishte shpallur non-grata ambasadoren e SHBA në Tiranë... Në këtë rast Rama do ta konsideronte Metën si ‘president normal’...Kurse SHBA dhe ambasadorja e SHBA do të kishte me siguri qëndrim të ndryshëm për Metën... Me siguri kjo ngjarje do të bënte bujë të madhe në komunitetin ndërkombëtar!

6. Mundësia e dytë: Meta nuk do të justifikonte racionalisht e juridikisht qëndrimet e Ramës duke i cilësuar qëndrimet e Ramës ndaj SHBA dhe ambasadores së SHBA në Tiranë të ‘gabuara e të papërgjegjshme’, jo vetëm konfidencialisht por edhe publikisht. Në këtë rast, ER do ta shpallte Metën ‘president jo normal’ ndërkohë që ambasadorja e SHBA do të duhej ta cilësonte Metën si ‘president korrekt e normal’...

7. Në realitet s’ka ndodhur as mundësia e parë dhe as mundësia e dytë, edhe jemi këtu në këtë pozicion ku jemi prej mijëra vjetësh dhe kur Rama si KM i radhës vazhdon aktualisht me mashtrime të kërkojë gjoja një ‘president normal’ ndërkohë që e ka ndarë mendjen, duke zotëruar edhe të gjithë 71 votat e nevojshme, për ‘...një presidente lolo, kukull, servile..’ dhe ‘..jo nga Shqipëria...’ duke u tallur edhe me shqiptarët, edhe me SHBA edhe me ambasadoren e SHBA që natyrisht zgjedhja e presidentin nuk bën pjesë në interesat e tyre jetike...!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...