Kapllanaj, 1.5 mln euro pa garë, njeriu i Bashës, ‘sukses’ me Rindërtimin

Hënë, 25 Prill 2022 17:34

 

Një tjetër njeri shumë pranë ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha, Agron Kapllanaj, ka përfituat miliona euro nga fondet qeveritare në emër të Rindërtimit. Së fundmi Shoqëria ‘Shkëlqimi 07’, në pronësi të familjes së Agron Kapllanajt, ka fituar tenderin 1.5 mln euro pa garë, per Rindertimin e Bordit tw Kullimit në Kavajë. Kompania ‘Shkëlqimi 07’ është një prej fituesve të tenderave të shumëdebatuar për Rindërtimin në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë.

Bashkia e Kavajës, nën drejtimin e socialistit Redian Krali, ka shpallur fitues të një tenderi pa garë reale shoqërinë ‘Shkëlqimi 07’, në pronësi të familjes së Agron Kapllanaj, një personazh shumë i afërt me ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

 

 

Tenderi për ‘Rindërtimin e godinës së Bordit të Kullimit’ është shpallur në nëntor të vitit 2021 dhe fondit limit ishte 145.8 milionë lekë të reja pa TVSH ose rreth 170 milionë lekë të reja me TVSH. Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania ‘Shkëlqimi 07’, në pronësi të Shkëlqim Kapllanaj, vëllait të Agron Kapllanajt, ka qenë pjesëmarrëse e vetme në procedurë. Sipas faqes së Agjencisë së Prokurimit Publik, kompania e familjes Kapllanaj ka paraqitur ofertën 145.2 milionë lekë të reja ose rreth 99.5 përqind të fondit limit.

 

Ekspertët e prokurimeve publike ngrenë flamuj të kuq të dyshimit në rastet kur ofertat fituese janë shumë pranë fondit limit të vendosur nga autoritetet tenderuese. Dyshimet për tender të paracaktuar shtohen akoma më tepër kur fituesit janë pjesëmarrës të vetëm në garë.

Kompania ‘Shkëlqimi 07’ është një prej fituesve të tenderave të shumëdebatuar për Rindërtimin në zonën e 5 Majit në Tiranë. Banorët e kësaj lagjeje janë ngritur prej muajsh në protesta, pasi kundërshtojnë projektet që u shkatërruan shtëpitë e tyre. Për sa kohë Partia Demokratike ishte nën drejtimin e Lulzim Bashës, opozita nuk iu bashkua asnjëherë banorëve protestues të 5 Majit.

Ky qëndrim pasiv krijoi dyshimet se njerëz pranë Bashës mund të kishin përfitime në projektin qeveritar. Të dhënat publike treguar se ‘Shkëlqimi 07’ i familjes së Agron Kapllanaj ishte pjesë e fituesve të milionave tek ‘5 Maji’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...