‘Peticioni për sjelljen skandaloze të Yuri Kim’/ Manjani sqaron akuzat: Plotësisht dakord! Nuk fshihem...

Tuesday, 26 Prill 2022 07:50

 

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me akuzat se ‘është nismëtar i peticionit online për sjelljen skandaloze të zonjës Yuri Kim’.

Manjani ka sqaruar opinioni publik dhe jo vetëm në lidhje me këtë duke theksuar se ai është vetëm nënshkrues i këtij peticioni dhe se nuk fshihet pas askujt.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Sqarim:

Unë nuk jam autor e as nismëtar i peticionit online për sjelljen skandaloze të zonjës Yuri Kim!

Jam thjesht nënshkrues i këtij peticioni.

Po të isha nismëtari do kërkoja që peticioni ti drejtohej Ministres së Jashme të Republikës; Presidentit të Republikës dhe Komisionit të Jashtëm të Parlamentit.

Nismëtarët kanë gjykuar të tërheqin vemendjen e publikut dhe pse jo, edhe të eprorëve të zonjës Kim në Ëashington. Është nisma e tyre dhe unë veç i respektoj, i bindur se rruga zyrtare do ishte ajo që shpreha më lart.

Me përmbajtjen e reagimit JAM PLOTËSISHT DAKORD. Ndaj dhe e firmosa pa asnjë ekuivok dhe me bindje të plotë. Më vjen mirë që kjo çështje mori interes edhe më të gjerë.

Kështu që dezinfornimet e disa port’haleve të qeverisë dhe të torre-opozitës, janë të pavend.

Unë nuk fshihem pas askujt.

Mendimin që kam e them pa e çarë kokën se kujt i pëlqen e kujt jo.

E kam thënë gjithmonë në çdo rrethanë dhe me kosto personale.

As nuk i kërkoj llogari asnjë medie se përse vjedh statuset e mia në faqen time personale në FB.

Kam bindje të plotë se sjellja e zonjës Kim është ligjërisht e papranueshme, qoftë kjo edhe me leje të DASH.

Pse nuk u dashka thënë kjo gjë?!

Pse nuk u dasha shprehur një papajtueshmëri e tillë?!

Nuk kam zgjedhur të jetoj në vendin tim me viza të huaja në pasaportë. Jetoj mjaft mirë pa vizë dhe nuk para i shkoj për vizitë asnjë shteti që më lypë vizë.

Por edhe sikur të jetosh për një vizë, përse u dashka fshehur mendimi i lirë?!

Çfarë lesh mediash janë këto që hidhen përpjetë, sajojnë e shpifin skenarë, vetëm pse njerëzit mendojnë dhe e shprehin mendimin lirisht?!

Media e lirë është kjo?!

Dhe më në fund ata që ende mendojnë se qenkam në shërbim të disa politikanëve (Berishës apo Metës apo ku e di unë se kujt tjetër),na e rrofshin për verë!

Skam ndërmend të jap spjegime e prova të mëtejshme publike se fjalët e mia janë thjesht mendimet e mia

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...