Vendimi i Kushtetueses për Metën legjitimon 'Parlamentin gjysmak'

Tuesday, 26 Prill 2022 11:21

 

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në të cilin u rrëzua shkarkimi i Presidentit Ilir Meta nga Parlamenti i kaluar, i ka hapur rrugë një precedenti të rrezikshëm-atij të funksionimit të një Parlamenti gjysmak, në shkelje të parashikimeve Kushtetuese.

Në 9 Qershor 2021, Parlamenti, i cili për shkak të djegies së mandateve prej opozitës, përbëhej në total nga vetëm nga 122 deputetë nga 140 që cakton Kushtetuta, vendosi shkarkimin e Kreut të Shtetit, me argumentin e “shkeljeve të rënda”.

Gjykata Kushtetuese, në 16 Shkurt 2022, vendosi të shfuqizojë këtë vendim, duke konstatuar se Meta nuk ka kryer shkelje të rënda që mund ta largonin para kohe nga zyra.

Por, në vendimin e zbardhur këtë të Martë (15.03.2022), konstatohet se gjyqtarët janë ndarë përsa i përket legjitimimit të “Parlamentit me 122 deputetë”.

Gjyqtaret Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja kanë shprehur mendimin që kërkesa e Parlamentit për shkarkimin e Metës të rrëzohet për të paktën dy arsye proceduriale.

E para lidhej me kohën kur është miratuar Raporti i Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Metës, i cili u ngrit në 9 Qershor 2021, në tejkalim të afateve- jo më vonë se 4 muaj para shpërndarjes së Kuvendit, i cili përfundonte mandatin në 9 Shtator 2021.

E dyta dhe më e rëndësishmja lidhej me numrin e deputetëve që ishin në detyrë në momentin e ngritjes dhe, sidomos, të votimit të Raportit për shkarkimin e Metës.

Kushtetuta parashikon se Kuvendi e shkarkon Presidentin me 2/3 e 140 deputetëve ose 94 deputetë. Në kohën e vendimit për shkarkimin e Metës, në detyrë kanë qenë vetëm 122 deputetë.

Shumica e anëtarëve të Kushtetueses, nisur nga kryetarja Vitore Tusha dhe anëtarët Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Elsa Toska e Përparim Kalo, kanë vendosur të legjitimojnë “Parlamentin gjysmak”.

Në argumentat e Gjykatës, përfaqësuar nga shumica prej 5 anëtarësh në këtë rast, lexohet:

“Gjykata vlerëson se dorëzimi në bllok i mandateve parlamentare, në kuadrin e një krize besimi të ndërsjellë midis aktorëve politikë, deformon konceptin e mandatit përfaqësues dhe cenon parimin e përfaqësimit të zgjedhësve në parlament…”.

Megjithatë, sipas Gjykatës, “procedura e zëvendësimit të mandateve nga listat shumëemërore prej dorëzimit në bllok të tyre, si dhe vlefshmëria e mandateve zëvendësuese nuk janë kundërshtuar në rrugë institucionale nga asnjë subjekt… Pra, argumenti për mungesën e legjitimitetit të Legjislaturës IX, për shkak se numri i deputetëve të Kuvendit mbeti i paplotë, mbetet në kuadrin e pretendimit të pambështetur ligjërisht”.

Pra, shumica e Gjykatës Kushtetuese pretendon se askush nuk e ka kundërshtuar institucionalisht “Parlamentin me 122 deputetë”, ndërkohë që Presidenca e ka ngritur këtë çështje pikërisht gjatë seancave të shqyrtimit të kësaj çështjeje.

Duke respektuar edhe njëherë qasjen e saj “mirë me të gjitha palët”, Gjykata Kushtetuese rrëzoi shkarkimin e Metës nga njëra anë, por edhe nuk cënoi veprimtarinë e Parlamentit gjysmak.

Nëpërmjet kësaj metode jo shumë-kushtetuese, Gjykata i ka hapur rrugë një precedenti të rrezikshëm, atë të legjitimimit të një Kuvendi me numër më të ulët se sa ai që parashikon Kushtetuta.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi të njëjta me Ligjin Themeltar.

Në një skenë politike tejet të polarizuar si kjo që ka mbizotëruar për 30 vite në Shqipëri, legjitimimi i situatave të tilla, me Parlament të paplotë, mund të shndërrohet në një rrezik real për demokracinë në Shqipëri.

Djegia e mandateve nga opozita në vitin 2019 ishte precedenti i parë i tillë në vendin tonë dhe një sjellje e paimagjinueshme.

Por, në politikën shqiptarë, edhe më të paimagjinueshmet mund të ndodhin.

Mund të ndodh edhe që maxhoranca, në një moment të caktuar, me fuqinë e kartonëve, të nxjerrë të jashtëligjshme opozitën parlamentare dhe Parlamenti sërish do të funksionojë, pasi Gjykata Kushtetuese në Mars 2022 vendosi të legjitimojë “Kuvendin gjysmak”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...