Beteja e PD në gjykatë, Edi Paloka akuzon Yuri Kim: Jemi në nivelet e një skandali diplomatik

E mërkurë, 27 Prill 2022 13:31

 

Edi Paloka reagoi edhe njëherë ashpër ndaj ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila sipas tij ka ndërhyrë në drejtësinë shqiptare për çështjen e pranimit në Gjykatën e Apelit të ankimimit të Enkelejd Alibeajt për statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit.

Paloka shpjegon se aktet e ndërmarra nga ambasadorja amerikane janë në nivelet e skandalit diplomatik, duke shtuar se ajo po shkel me të dyja këmbët parimet mbi të cilat është ngritur vetë SHBA.

 

“Ne kemi bërë dhe shpjegimin e këtij akti. Ky është një akt i turpshëm në aspektin juridik, pasi nuk ka asnjë të drejt askush tjetër të ankimojë një vendim për atë çështje. Duket që kemi të bëjmë një ndërhyrje politike nga pushteti, por kemi të konfirmuar dhe nga ambasadorja Kim, e cila konfirmoi dhe vetë që ka ndërhyrë në drejtësinë shqiptare. Ky është një akt në nivelet e skandalit diplomatik për të cilin ne kemi reaguar. PD është një, anëtarësia vendos kush do e drejtojë.

Nuk vendos asnjë ambasadë. Gjithë këto akte thjesht rëndojnë një skandal që vijon prej një viti që ka një synim që është thërrmimi i opozitës. Nuk kemi ngatërruar qëndrimet e ambasadores me ato të SHBA sepse do të ishte dhe një skandal edhe më i madh. Ambasadorja ka kaluar çdo kompetencë duke ndërhyrë në politikën shqiptare dhe drejtësinë. Ambasadorja po shkel me këmbë parimet me të cilat janë ngritur SHBA”, tha Paloka në Debat në A2CNN

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...