Berisha: Pedagogë e studentë të protestojnë, do i mbështes! Opozita 'mashtruese' e Bashës mori fund

E mërkurë, 27 Prill 2022 20:44

 

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se rruga e vetme dhe më e sigurtë për t'i dhënë fund rrokullisjes së madhe në arsim është pjesëmarrja aktive e studentëve dhe pedagogëve në një betejë deri në fitoren e kauzës së drejtë të tyre.

Lideri historik i PD iu rikthye ngritjes studentore tre vitë më parë për të cilën theksoi se të rinjtë nuk kishin besim tek opozita e Lulzim Bashës pasi nuk ka qenë një avokat i vërtetë i tyre.

Ish-kryeministri theksoi se ajo kohë ka marrë fund dhe ai do të mbështesë çdo kauzë të studentëve dhe pegagogëve në universitetet e Shqipërisë ndërsa ju bëri thirrje atyre të protestojnë.
"Levizja e universitetit para 3 vitesh nuk realizoi qëllimet e saj, ishte shumë e drejtë. Nuk i realizoi sepse opozita nuk kishte besimin e tyre. Të rinjtë nuk i besonin opozitës.

 

Nëse do i besonin ajo do përmbushte misionin e vet. Kjo është e vërteta, ata ishin të mençur dhe kishin të drejtë mos t'i besonin opozitës sepse këta të fundit nuk kanë qenë avokatët e vërtetë të tyre.

Kjo situatë ka marrë fund. Do përkrahim dhe do mbështesim çdo përpjekje të pedagogëve e studentëve për të shënuar një kthesë të madhe për të ndaluar këtë rrokullisje me pasoja shumë të rënda për Shqipërinë dhe kombin shqiptar."-tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...