Berisha njofton datën: Ja kur do të zgjidhet kryetari i PD

E mërkurë, 27 Prill 2022 23:19

 

Përfundon mbledhja e Komisionit të Rithemelimit në selinë e PD, takim i cili zgjati mbi 4 orë.

Në përfundim të mbledhjes, lideri historik i PD, Sali Berisha ka njoftuar detajet e diskutimeve.

Berisha tha se në mbledhje është vendosur që Kuvendit Kombëtar të PD në 30 prill t'i propozohet data për zgjedhjen e kryetarit të PD.

 

 

Zgjedhjet për kreun e ri të PD pritet të zhvillohen në 22 maj.

 

"Procesi i zgjedhjeve në PD ishte një proces me pjesëmarrje mbi 40 mijë votues. Komisioni do të jetë para jush nesër për t'ju informuar për të gjithë procesin dhe për t'iu përgjigjur pyetjeve. U ra dakord gjithashtu që t'i propozohet Kuvendit data e zgjedhjes së kryetarit. Data që do t'i propozohet Kuvendit do të jetë data 21 ose 22 maj, varet cila do të jetë. Cilido kandidat do të depozitojë pranë komisionit të operacioneve zgjedhore i cili ka fuksionuar në mënyrë të shkëlqyer dhe do të përcaktohen pastaj rregullat po nga Komisioni. Kuvendi do të formalizojë datën. Kryesia e PD do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar, Këshilli Kombëtar zgjidhet nga Kuvendi. Kurse nënkryetarët e partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm i zgjedh Këshilli Kombëtar", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...