Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar Dritan Abazoviç pasi ky i fundit zgjodh sot kryeministër i Malit të Zi. Ish-kryeministri Berisha shprehet se ky është një lajm i mirë për vendin fqinj dhe rajonin si një garanci për orientimin europian dhe euroatlantik të këtij vendi.
“Historike, Dritan Abazoviç, shqiptar në krye të qeverisë së Malit të Zi! Të dashur miq, shqiptarët e Malit të Zi luajtën një rol të pazëvëndësueshëm në pavarësinë e Malit të Zi.
Sot një shqiptar, kryetari i Partisë Ura u votua sot në parlamentin e Malit të Zi për kryeministër të këtij vendi.
Ky është një lajm i mirë për vendin fqinj dhe rajonin, një garanci për orientimin europian dhe euroatlantik të këtij vendi.
Me këtë rast le t’i urojmë kryeministrit të ri Dritan Abazoviç suksese në detyrën e rëndësishme të tij.”-shkruan Berisha