Perse qeveria nuk u kujtua per vendosjen e bustit te Pjeter Bogdanit

Premte, 29 Prill 2022 16:16

 

Heshtje totale per nje nga figurat me te shquara te kombit shqipetar.Nje delegacion i tere nga Kosova per te vlersuar diplomatin shkrimtarin,pararendesin e rilindjes kombetare,teologu dhe patrioti.

Dje ne Has te Kuksit u zhvillua nje ceremoni per vendosjen ne kete vend te bustit te Imzot Pjeter Bogdanit, nje figure e ndritur e letersise se vjeter shqiptare i cili konsiderohet si kultivues dhe ndricues i ndergjegjes shqiptare dhe pararendes i rilindjes kombetare.

Kjo ceremoni dhe ky simpozjum me peshe dhe vlere kombetare kishte pjesemarres figura te ndritura si akademiku Sabri Hamiti ,Prof.Dr Aurel Plasari.

Busti u realizua nga dekani Artan Peqini i katedres se piktures dhe arteve te bukura dhe ishte sponsorizuar nga filantropi dhe biznesmeni Kadri Morina i cili dhe vete rrenjet e origjines i ka nga Kuksi.

Ky eveniment , por figura e Pjeter Bogdanit me shume se kurre kishin peshen dhe rendesine e drites te ndergjegjes kombetare ne nje kohe ku Shqiperia dhe kombi shqiptar ka me shume nevoje se kurre.

Ai shkelqeu si ne studimet e larta në kolegjin e Loretos, ku gjeti edhe bashkëkombas të tjerë si Martin Kryeziu, Gjurë Gallata, Kolë Vladanji e Marin Spica. Më 1650 kreu studimet dhe u shugurua meshtar në Bazilikën e Loretos. Pranverën e 1651 mori doktoratën në teologji me brohoritje të të gjithëve. Pas një qëndrimi rreth nëntë vitesh në Itali, Bogdani u kthye në atdhe dhe pati si fushë veprimi misionin e Gashit në Ipeshkvinë e Pultit. Më 1656 u emërua ipeshkëv i Shkodrës, ku shërbeu për njëzet e një vite, u emërua gjithashtu administrator i Arqipeshkvisë së Tivarit deri më 1671. Gjatë viteve të trazuara të luftës Austro-Osmane, 1664-1669, u strehua në fshatrat e Rrjollit dhe Barbullushit në rrethinat e Shkodrës. Një shpellë në Rrjoll ku ka qëndruar, mban ende sot emrin e tij. U zu nga osmanët dhe u burgos në kalanë e Shkodrës. Ipeshkvi i Durrësit, Shtjefën Gaspri, i raportoi më vonë Propagandës Fide që Bogdanin e shpëtuan vëllezërit Nikollë e Pepë Kastori. Mori pjesë në mobilizimin e popullatës së krishterë në luftën e forcave austriake të Pikolominit në fund të vitit 1989, në Shkup dhe Kaçanik. Turqit e kishin dënuar me vdekje, edhe pse thuhet se ai vdiq nga murtaja.

Por dje heshtje totale

 

Heshtje nga grup mediokrish qe kontrollojne shtetin e median . Ndoshta ben sens kjo heshtje dhe neglizhence e kesaj qeverie megallomanesh medioker po te kemi paraysh faktin qe aty ka nga ata qe Servantesin e dine shqiptar, ose ka nga ata qe kurre ne jeten e tyre nuk e kane lexuar “ Ceten e profeteve” jo me ta lexojne e kuptojne.

Grupi i rilindjes qe ngriti monument per disa turq per hater te Erdogan , nuk ka kohe as per te marre pjese as per nderuar figura te tilla kombetare.
Asnje pjesmarrje dje ne Has per Pjeter Bogdanin. Po te kishte qene per te vjedhur ndonje leke do i kishe ne rresht ne Has qe ne 6 te mengjesit.
Por nuk eshte thjesht neglizhence nga injoranca. Eshte ne kufijte e tradhetise se figurave kombetare.

 

 

Modifikuar më Premte, 29 Prill 2022 16:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...