Meta u uron Fitër Bajramin, besimtarëve myslimanë dhe bektashianë: Nuk ka begati pa sakrifica!

Hënë, 02 May 2022 15:36

 

Presidenti Ilir Meta ka bërë një vizitë sot në Komunitetin Mysliman Shqiptar për të uruar festën e Bajramit të Madh.

“Ishte kënaqësi të vizitoja sot kreun e Komunitetit Mysliman dhe t’i uroja, jo vetëm atij, por të gjithë besimtarëve tanë, që Zoti t’ua shpërblejë të gjitha ato sakrifica që kanë bërë gjatë kësaj periudhe dhe t’iu uroj paqe, shëndet, mirësi në familjet e tyre dhe në mbarë shoqërinë tonë.”

 

Kjo është një festë e mrekullueshme e cila gjithashtu na fton të forcojmë edhe më tej ndjenjën e solidaritetit dhe të harmonisë me njeri-tjetrin dhe sidomos t’u jemi pranë të gjithë vëllezërve tanë dhe atyre familjeve që janë në kushte më të vështira,” përfundoi kreu i shtetit

 

Më pas, Presidenti vizitoi edhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane. Për këto vizita, Meta shkroi në Fb këto radhë: "I lumtur të takoja sot Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu dhe Kryetarin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Dede Edmond Brahimaj për të ndarë me ta, me të gjithë besimtarët dhe mbarë popullin shqiptar urimet më të përzemërta për Fitër Bajram. Nuk ka begati pa sakrifica. Gëzuar dhe mbarësi në familjet tuaja".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...