Berisha: Të anulohen vizat për qytetarët rusë

Tuesday, 03 May 2022 14:22

 

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha, duke folur për gazetarët jashtë sallës së parlamentit, pas fjalës së presidentit të Ukrainës, Volodomir Zelenskit, e ka cilësuar si absurde ftesën e Edi Ramës për turistët rusë.

Berisha theksoi në fjalën e tij, se duhet të anulohen menjëherë vizat për qytetarët rus. Sipas tij, bregdeti shqiptar nuk mund të shërbejë për rikuperimin e rusëve që shkojnë e luftojnë në Ukrainë.

‘Ishte absurd ftesa e Edi Ramës për turistët rus në Shqipëri. Imagjinoni ju, vrasës, përdhunues, kainër, që pasi kryejnë masakra të vijnë dhe të dynden në plazhet tona për tu rikuperuar dhe marrë veten. Kjo është një fyerje e rëndë për shqiptarët’, nënvizoi në fjalën e tij, Sali Berisha.

 

 

'Ndoqëm me vëmendje dhe interes të madh dhe emocione të thella, fjalimin e presidentit Zelensky të Ukrainës, këtij vendi, kombi që po martirizohet për lirinë e Europës dhe botës, në një agresion barbar të Vladimir Putin, i cili theksoi se paraqet sot në monstër me fytyre njerëzore, një kain që ka shndërruar kombin e tij, në kainër që ekzekutojnë vëllezër, fëmijët dhe gratë dhe djegin e shkatërrojnë shtëpitë e tyre.

 

Qëndresa e ukrainasve është një frymëzim i madh për ata që duan dhe besojnë tek liria dhe ndjenja e saj. Siç jeni në dijeni që në ditët e para të agresionit kemi ngritur zërin në parlament për ndihma të gjithanshme ndaj këtij vendi. Padyshim Shqipëria është e rreshtuar në anën e NATO-s dhe në OKB ka dhënë ndihmesën e saj.

Ajo që më lëndon shumë dhe na turpëroi dhe sot, është qëndrimi i dyzuar i Edi Ramës, gjatë këtyre 2 muajve të sulmit barbar. Nga njëra anë dënohet sulmi, votohet kundër sulmit dhe nga ana tjetër propagandohet projekti ruso-serb i Ballkanit të Hapur që i hap rrugën influencës ruse në rajon dhe zgjeron ndikim serb.

Ishte absurd ftesa e Edi Ramës për turistët rus në Shqipëri. Imagjinoni ju, vrasës, përdhunues, kainër, që pasi kryejnë masakra të vijnë dhe të dynden në plazhet tona për tu rikuperuar dhe marrë veten. Kjo është një fyerje e rëndë për shqiptarët.

Dhe ju që e ndoqët fjalën e presidentit Zelenskyt, kjo ishte edhe një kërkesë e tij. Çfarë ishte ky gjest mes kësaj barbarie, një ftesë për rusët që po bëjnë luftën më të padrejtë në tërë historinë e tyre të gjatë. Ndaj dhe kërkoj me urgjencë që të anulohen vizat për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në Shqipëri.

Së dyti, kërkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen e ambasadorit shqiptar nga Moska. Zvogëlimin në maksimum të të gjitha marrëdhënieve politike e diplomatike me Rusinë, si një dëshmi e një qëndrimi të papajtueshëm me këtë agresor ndaj një vendi të lirë. Dhe njëherë shpreh solidaritetin më të madh, simpatinë më të thellë, për Ukrainën, Presidentin, popullin e saj. Lavdi Ukrainës’, tha Sali Berisha në fjalën e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...