I pandalshmi, Sali Berisha!

Tuesday, 03 May 2022 14:27

 

Nga Standard - 03/05/2022

Kush do e kishte menduar 1 vit më parë se i vetmi element pozitiv i gjithë fushatës për zgjedhjet parlamentare, do të rezultonte në fund kolona zonora ‘Unstoppable’ e artistes së mirënjohur botërore Sia.

Lulzim Basha humbi zgjedhjet e 25 prillit duke shënuar disfatën e radhës përballë Edi Ramës. Opozita pësoi goditjen fatale duke i dhënë kështu shansin për herë të parë në histori një kryeministri të mandatohet për të tretën herë radhazi.

Por me sa duket llogaritë mes palëve të përfshira në pazarin e 25 prillit, përfshinin edhe eliminimin përfundimtar të Sali Berishës nga skena politike. Me një vendim që i ngjasoi një rrufeje në qiell të hapur, DASH një muaj pas zgjedhjeve, shpallën Berishën ‘non grata’ duke mos dhënë ende edhe sot një provë apo fakt për ‘korrupsionin’ e pretenduar ne dosjen e përpiluar nga sekretari Blinken.

 

E ndërsa Rama u rehatua dhe u përgatit për mandatin e katërt dhe ndërkohë Basha fërkoi duart se më në fund do largonte nga PD njeriun që i vendoste shkopinjtë nën rrota çdo pazari me kundërshtarin, reagimi i Berishës i kapi në befasi të dy, madje dhe vetë palën amerikane . Ish-kryeministri e cilësoi dosjen ndaj tij si një plan të mirëmenduar nga miliarderi George Soros, të cilin Berisha muaj më parë kishte kërkuar të shpallej ‘non grata’ per shkak të planeve të tij për ndarjen e Kosovës. Lideri historik i demokratëve tha se do të vazhdonte betejën për të pastruar emrin e tij nga akuzat e pabaza, ndërsa goditi në zemër strategjinë Rama-Basha kur i hapi rrugë rikthimit të tij aktiv në politikë.

Rikthimi i Berishës ishte impulsi i vetëm që ringriti demokratët pas humbjes shkatërruese të 25 prillit. Ambasadorja Kim dha ultimatumin për demokratët me shprehjen e huazuar nga regjimi komunist, duke tentuar shansin e fundit për ndaljen e Berishës.

Basha veproi sipas planit dhe përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar, duke menduar se me ndihmën e Ramës dhe diplomates amerikane do mund të mbante nën kontroll partinë. Por ish kryetari harroi se pushteti në parti është në duart e anëtarëve. Vota është themeli i demokracisë dhe si e tillë, nuk mund ti mbivendoset asnjë artific për shumica fallso. Dhe Berisha e vërtetoi këtë postulat, ku fillimisht përmes Foltores dhe më pas përmes Kuvendit të 11 Dhjetorit vërtetoi se shumica e anëtarëve të PD mbështesnin platformën e liderit historik.

Zgjedhjet e 6 marsit ishin përgjigjja përfundimtare për cilindo dyshues, ku pa logo dhe me të gjithë kundër, ‘Shtëpia e Lirisë’ arriti të fitonte Bashkinë e Shkodrës dhe të dilte e dyta në bashkitë e tjera, duke e vulosur Bashën si pakicë e pakicës. Me një energji të pashtershme, Sali Berisha u vërtetoi atyre që mendonin se e varrosën politikisht se askush nuk mund të mbivendoset mbi vullnetin e demokratëve dhe shqiptarëve. Zhvilloi një fushatë tejet intensive, aq sa e bëri të duket Lulzim Bashën si një politikan të lodhur e të vjetëruar.

Ndaj dhe ‘unstopable’ , më së fundi ju vesh njeriut që e personifikon më së miri këtë epitet. Edhe dje në Kuvendin Kombëtar, Berisha e vërtetoi sërish se aftësia e tij për tu ringritur dhe për të përcjellë te demokratët si askush tjetër shpresën e fitores, janë unike.

Fjalim për më shumë se 50 minuta pa letër, me mesazhe tejet të rëndësishme për ringritjen e PD, elektrizoi sallën të mbushur me demokratë. Edhe ringritja e tij pasi ra për një moment në shkallët ndërsa ngjitej te podiumi ishte e mahnitshme. U rrëzua si një 77 vjeçar dhe u ringrit si një 27-vjeçar.

I pandalshmi Berisha vazhdon të na habisë!

/Standard.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...