‘Ministri i korruptuar shqiptar mbron trafikun’/ Si doli emri te Ndragheta

E mërkurë, 04 May 2022 13:54

 

Një biznesmen italian është kthyer në të penduar të drejtësisë dhe po ndihmon në goditjen e mafies së rrezikshme italiane Ndragheta.

Biznesmeni quhet Antonio Guastelagname dhe ka bërë shumë bujë me rrëfimet e tij. Mes të tjerash, ai rrëfen se një ministër i korruptuar shqiptar mbronte trafikun e drogës që kryhej nga Ndragheta. Ai thotë se bëhet fjalë për një ministër të Brendshëm ose të Drejtësisë.

 

Për trafikantët shqiptarë, Guastalegname thotë se “kishin mbështetjen e qeverisë shqiptare”. “Nëse më kujtohet mirë, subjekti i korruptuar ishte ministri i Drejtësisë ose i Brendshëm, megjithatë ishte një figurë e rëndësishme politike shqiptare”, shprehet i penduari.

 

 

Një lidhje që bashkëpunëtori i drejtësisë thotë se e ka mësuar nga një trafikant me emrin Eduard ose Robert në një udhëtim Firence-Bolonja.

 

Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për shqiptarin Robert Lazaj, 50 vjeç. Ai është arrestuar në vitin 2019 si pjesë e një bande shqiptaro-italiane të lidhur me Ndraghetën.

Lazaj ishte kreu i bandës që akuzohet për trafik kokaine dhe kanabisi.

Mediat italiane publikuan në dhjetor të vitit 2019 emrat e katër shqiptarëve të arrestuar në kuadër të operacionit “Sabbia 2”: Lulzim Shkurtaj, Eduart Tahiraj, Floriand Tahiraj dhe Robert Lazaj. Mediat italiane kanë publikuar fotot e tyre dhe skemën si funksiononte banda kriminale.

Hetimet u kryen gjatë periudhës tetor 2018–mars 2019 nga ku u zbuluan takimet dhe bisedat mes Valerio Navarra, pjesë e Ndrangheta-s dhe Robert Lazajt për dërgesat e sasive të ndryshme të drogës. Në kohë të ndryshme gjatë disa operacioneve këtij grupi i janë sekuestruar sasi të konsiderueshme marijuane që ishte trafikuar nga Shqipëria dhe kokainë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...