'Ministri shqiptar i lidhur me mafian'/ SPAK kërkon informacione nga Italia

E Enjte, 05 May 2022 15:31

 

Prokuroria e Posaçme pritet që të ketë një komunikim me autoritet italiane përsa i përket dëshmisë të bashkëpunëtorit të drejtësisë 54-vjeçarit, Antonio Guastalegname, pjesë e organizatës mafioze Ndrangheta, i cili ka treguar se grupet shqiptare mbështeten nga zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë një ministër.

Burime zyrtare nga struktura antikorrupsion bënë me dije për Fax News se SPAK do komunikojë me homologët italianë për të sqaruar situatën dhe për të marrë informacion nëse ka dicça konkrete për përfshirjen e shtetasve shqiptarë në aktivitete kriminale në shtetin fqinj.

 

Ky nuk është rasti i parë ku autoritet tona marrin informacion e indicie për të regjistruar procedim penal në vendin tonë për shtetas shqiptarë si të përfshirë në aktivitet kriminal në vendin fqinj. Rasti i parë është ai i ish-ministrit Saimir Tahiri, ku ky i fundit pas përgjimeve në Itali të grupit të Habilajve u mor i pandehur e më pas u dënua me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre.

 

Ndërsa një vit më parë u regjistrua procedim penal në Shqipëri për përgjimet e publikuara nga prokuroria, por dhe mediat italiane, lidhur me komunikimet e klanit mafioz italian Ndragheta me disa emra të rëndësishëm në vendin tonë.

 

Në atë kohë SPAK tha se ka nisur hetimin me datë 25.01.2021, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Pas marrjes së informacioneve për rastin e publikuar në mediat italiane, SPAK do marrë vendim nëse do kemi një procedim tjetëer penal apo jo edhe për këte rast

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...