'Blinken të kërkojë falje'/ Berisha: Basha u nis për në SHBA, e zbritën në Romë

Premte, 06 May 2022 09:16

 

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Antony Blinken duhet t'i kërkojë të falur për vendimin pa prova që e shpalli non grata.

Në 'Open' lideri historik demokrat komentoi edhe vizitën e anuluar të Lulzim Bashës në SHBA, të cilin, siç tha Berisha, e zbritën në Romë.

 

"U nis për në Romë, e sigurt. por nuk shkoi dot. Është tjetër FBI dhe tjetër DASH. I kanë ca ligje. Jo vizë ka, por je i ndaluar për ligjin", u shpreh Berisha.

 

Blinkenit, shtoi Berisha, nuk i kërkon që të tërheqë vendimin, por të kërkojë ndjesë publike.

 

Pjesë nga intervista

Pyetje: Do e rregulloni pozicionin tuaj si kryetar i PD me SHBA?
Sali Berisha: S’kam kërkuar dhe s'kam për ta bërë që zoti Blinken ta heqë atë vendim. Unë dua të kërkojë të falur. Të falur nuk kërkon se nuk lejon arroganca. Në momenti në të dalë fakti i parë, unë marr çdo vendim kundër vetes.

Pyetje: Pse ka ndaluar në Romë?
Sali Berisha: Kjo është e njohur. Përsëri, servilet i propozuari i Gaz Bardhit si përfaqësues i opozitës. Operacioni kishte vetëm një qëllim, të ndihmojë Qeverinë e Edi Ramës, të fusë Bashën në qeveri me të, dhe unë do e kundërshtoja me gjithë forcën dhe nuk isha dakord. Nuk kishte qëllim tjetër ky. Fitoren që ta dini ju se kam bazuar te faktori i jashtëm. Nga 97-ta, ka ardhur këtu e gjithë bota e lirë demokratike, me mesazhin që unë duhej të largohesha nga politika. Kjo është e vërteta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...