Vdekja e Ilvi Metës/ Berisha: Të dorëhiqet Çuçi, nesër do protestojmë

Premte, 06 May 2022 13:47

 

Në konferencën e përjavshme për shtyp, lideri historik demokrat, Sali Berisha u ndal te ngjarja e rëndë e vdekjes misterioze të një të riu në komisariat.

“Një i ri, 28 vjeç, Ilvi Meta, humbi jetën në rrethana misterioze në qelitë e zeza të narko-komisariatit të Kavajës. Unë e kam ndjekur me shumë vëmendje këtë tragjedi njerëzore. Hyrja në qelitë e komisariatit presupozon se nuk ka vend më të sigurt për jetën e tij.

 

...Autopsia tregon se kishte një lak, shenjën e një laku rreth qafës, çka flet për varje. Vetëvarje apo e vari xhelati, këtë nuk e di. Nuk mund të akuzoj apo të konfirmoj se vari veten. Por Ilvi, sipas dëshmive të shokëve dhe miqve të tij, ishte një djalë i hedhur, pa asnjë lloj shenje të problemit më të vogël psikologjik apo psikik.

 

Ai u arrestua me një provë absolutisht të paqëndrueshme. Gjurmët e gishtërinjve të tij u gjetën në derën e një lokali ku ai pinte kafe rregullisht. Ai u akuzua sikur ka marrë derën, por nuk po merrem me veprën penale, edhe pse ajo bën një vepër minore. Por do denoncoj para jush faktin se qelitë e sotme në komisariatet e policisë janë shndërruar në biruca të zeza si qelitë e Sigurimit të Shtetit.

 

Nuk ka vend në Europë, nuk ka vend të lirë në botë, që në një hark kohor 5-javor, të regjistrojë vdekjen e dy të rinjve në komisariatet e policisë; Arben Mici në Kamëz dhe Ilvi Meta në Kavajë. Nuk ka ndodhur kurrë në 30 vite. Nuk ka ndodhur edhe në kohën e hetuesive më të rrepta.

A u ushtrua një dhunë dhe terror i madh psikologjik ndaj Ilvi Metës nëse ai vendosi të vetëvarej jashtë çdo dyshimi? Kavaja vuan nga një rrjet grabitësish që kanë krijuar shqetësim të madh, por kjo nuk do të thotë të vriten njerëzit në qeli. Kurrën e kurrës. A e vari atë dikush me kordonin e kapuçit? Nuk përjashtohet në mënyrë absolute. Por ajo që është po kaq e shëmtuar dhe kriminale është heshtja çnjerëzore dhe cinike e organeve shtetërore para këtyre akteve, të cilat mirëfilltasi përbëjnë vrasje shtetërore,” tha Berisha.

“Ministri i familjes, që në vend të merret me zbatimin e ligjit, është gardian i interesave të klanit kriminal Rama, drejtori i policisë heshti sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo është edhe më kriminale,” theksoi Berisha.

“Duke dënuar këtë qëndrim çnjerëzor të Edi Ramës, ministrit të tij familjar Çuçit, drejtorit të përgjithshëm të policisë Nano, kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të Çcuçit. Ndërkohë do i propozoj Komisionit të Rithemelimit që nesër në orën 8 para të gjitha komisariateve të ndizen qirinj në një protestë paqësore: Stop vrasjeve në komisariate”.

Berisha komentoi edhe raportin e 'Reporterëve pa kufij', duke e quajtur lajm tronditës.

"Një kupolë e mafies shtetërore dhe e bizneseve të lidhura me të po mbyt fjalën e lirë në Shqipëri. Po mbyt lirinë e medieve dhe të mendimit.

Qëndrimi i gazetarëve ndaj këtyre zhvillimeve është i papranueshëm dhe kjo për faktin e vetëm se ata kanë presion të tmerrshëm nga qeveria, padronët e tyre. Edhe lajmi dramatik që u dha për këtë zhvillim, u përcoll në mënyrën më sipërfaqësore. Unë u bëj thirrje që të krijoni sindikatat tuaja, me qëllimin e vetëm që të mos ju dhunojë dhe cenojë kush në profesionin dhe misionin tuaj. Është mision për vendin. Tirania duhet të kundërshtohet në çdo element të saj.

Me tiraninë duhet bërë çdo betejë. Secili duhet të bëjë detyrën e tij, përndryshe sot jemi te Angola dhe Zimbabve, vitin tjetër do shkojmë te Koreja e Veriut dhe Rusia e Putinit. Ndaj dhe thirrje ime është: të mbrojmë fjalën e lirë, të mbrojmë lirinë e medias si një pasuri e paçmuar për qytetarët dhe shoqërinë në tërësi".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...