Inceneratorët i “shtrëngojnë lakun” Ramës/ Kryemadhi tregon pse kërcënoi SPAK-un

Saturday, 07 May 2022 13:26

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas sulmeve që kryeministri Edi Rama publikisht i drejtoi sot SPAK-ut, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së.

Gjatë një takimi me të rinjtë e LRI-së, Kryemadhi e cilësoi Ramën një kryeministër frikacak, ndërsa shtoi se afera e inceneratorëve i ka “shtrënguar lakun” dhe prandaj sulmon SPAK-un.

“Kryeminisër frikacak, që kërcënonte SPAK-un.

Afera e inceneratorëve akuzon Erion Veliajn, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetajn dhe të gjithë shkaktarët e kësaj skeme korruptive galopante dhe sot Rama bërtet përballë SPAK-ut sepse SPAK-u është në provë dhe do të tregojë nëse gjithë ai investim i partnerëve ndërkombëtarë ka rënë.

Është nder për mua që me 18-vjecarët t’i përgjigjem një njeriu që është i vjetër në mendime.

 

Zoti Rama e di shumë mirë që Ardian Dvorani ka një histori të fshehur, që Rama me urdhër të tij dëmtoi një aksion që kapte në flagrancë Dvoranin dhe shumë të tjerë në një aferë korruptive. Por, kjo nuk prishet sepse diku është.

Zoti Rama kërcënon SPAK-un duke ngritur akuza të drejtpërdrejta, por Rama duhet të tërheqë të gjithë drejtorët e Tiranës që të mos rrinë më poshtë pallateve të SPAK-ut.

Edi Rama duhet të depolitizojë Policinë e Shtetit.

Rama duhet të kuptojë që nuk mund të kërcënojë shqiptarët sa herë i shtrengohet litari në fyt.”-tha Kryemadhi.
Më tej, ai theksoi se “Rama duhet të japë përgjigje për inceneratorët dhe të lejojë SPAK-un të thërrasë Veliajn dhe të ndalojë lobimin ndërkombëtar duke paguar me paratë e shqiptarëve për të shpëtuar Erion Veliajn”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...